• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhbllokimi i merkatos së Partizanit, flet Olsi Rama: Kërkojmë lojtarë që i shkojnë përshtat skemës tonë

by Ardit Rada
06/01/2021 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhbllokimi i merkatos e rikthen Partizanin në lojë pasi të kuqtë kanë mundësinë për të pasuruar organikën me lojtarë të rinj që mund t’i sigurojnë vazhdimësi ekipit të Ilir Dajës në këtë sezon. Drejtori i përgjithshëm i “Demave të Kuq”, Olsi Rama komentoi vendimin e CAS-it të Lozanës, që i jep një dorë jo të vogël trajnerit në këtë moment delikat të sezonit.

“Sigurisht që është ajo për të cilën ne punuam. Objektivi kryesor në të gjithë luftën tonë që bëmë në planin sportive ishte që të hapej merkato dhe ia arritëm kësaj gjëje, kështu që e quajmë një sukses në këtë pjesë. Tani besoj që ndihmon, ndihmon shumë edhe në faktin për të rritur sa më shumë konkurencën në ekip”.

Sipas drejtuesit të lartë të klubit kryeqytetas, lëvizjet do të jenë të menduara mirë pasi merkato e janarit të jep mundësinë e riparimeve të pjesshme.

“Kemi investiguar dhe kemi parë profile të ndryshme, sigurisht që nuk ishim në pozitën që të afroheshim dhe të bënim propozimet tona, pasi nuk e denim se çfarë do të ndodhte. Por duke qënë se kishim besim se do të mernim përgjigje pozitive për hapjen e merkatos, i kemi bërë në një farë mënyre detyrat e shpisë për një pjesë të punës”.

“Sigurisht që merkato e janarit ka specifikën e vetë, për arsye  se o do të marësh lojtarë që u ka mbaruar kontrata, që janë të paktë, ose do marësh lojtarë që kanë ardhur nga dëmtimet, lojtarë që nuk kanë arritur të gjejnë hapësira në ekipet e tyre. Kështu që stafi përgjegjës duhet të jetë shumë më i kujdesshëm në seleksionim. Ne do të kërkojmë ata që do na duken më të mirët për të plotësuar organikën dhe që ti shkojnë për shtat skemës së Partizanit, të kenë dhe aprovimin e stafit teknik”.

Gjatë ditëve të fundit në orbitën e Partizanit janë shfaqur  disa emra të mundshëm siç është dhe rasti i Ferhan Hasanit, për të cilin ka shfaqur interes edhe Tirana. Merkato e klubit bardheblu u bllokua nga FIFA në këtë fillimviti dhe ky mund të jetë një avantazh për të kuqtë. Por Rama preferon të flasë vetëm për atë që ndodh në “shtëpinë” e tij.

“E dëgjova këtë lajmin për mbylljen e merkatos së Tiranës, uroj që të mos jetë një problem, sepse në fund të fundit kampionati shqiptar bëhet më i bukur kur skuadrat janë më të forta. Nuk besoj se neve na sjell ndonje avantazh të madh. Tregu i futbollistëve është shumë i madh, ka shumë lojtarë. I takon stafit që përzgjedh lojtarë që të bëjë një detyrë, të përzgjedhë ata që janë më të mirët”.

Momentalisht Partizani nuk ka bërë asnjë lëvizje zyrtare në merkato.

“Ne shohim brenda shpisë tonë, shohim ata lojtarë,  ato pozicione për të cilat ne kemi nevojë vetë. Sigurisht, që janë dhe ekipet e tjera. Është Kukësi, Teuta, Vllaznia, me siguri që do të kërkojnë përforcime tani në janar. Ne do të shikojmë ato objektiva që na bëjnë punë ne, jo ato objektiva që do i bënin punë një ekipi tjetër”./a.p

 

Next Post
FOTO-LAJM / Tiranës i shtohet rruga “Klodian Rasha”

FOTO-LAJM / Tiranës i shtohet rruga "Klodian Rasha"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In