• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zharrëza”/ Blushi: Frikën e protestës e bletë me taksat e popullit. Gjiknuri: Zgjidhja nuk është poezia

by Java News
02/03/2017 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kreun e LIBRA-s Ben Blushi, gjetja e marrëveshjes mes protestuesve të Zharrëzës dhe qeverisë u bë me paratë e shqiptarëve, për shkak se kjo qeveri e ka ë pamundur që paratë e dëmshpërblimit ti marrë nga ai që ka dëmtuar qytetarët. Kjo sipas Blushit ka për arsye faktin se Bankers ka arritur që të përcaktojë politikën e qeverisë shqiptare.

“Nuk besoj se në zharrëz nuk do të ketë më mbytje, e lëkundje tërmeti artificial, përsa kohë, qeveria do të vazhdojë të mbrojë bankersin, të mbrojë pra të dëmtuesin përpara të dëmtuarit, Zharrëza nuk do të gjejë qetësi.

Qeveria do të duhej të detyronte bankersin që të paguante një për një ata njerëz atje. Po çfarë ndodhi. U ble frika ndaj Bankersit dhe Zharrëzës me taksat e qytetarëve. Me taksat tona, qeveria bleu frikën e Zharrëzës. Pse duhet të pagojë taksa kur duhet të detyronte Bankersin të dëmshpërblente qytetarët e Zharrëzës.

Kjo tregon sesa e paaaftë dhe e korruptuar është kjo qeveri e cila ka marrë më shumë ryshfete sesa kushdo. Por pavarësisht nga kjo, unë mendoj se banorët e Zharrëzës i meritojnë taksat tona plotësisht. Sakrifica e tyre meriton të vlerësohet sepse është një shembull për tu ndjekur.

Shpresoj që pas kësaj dite qeveritë të mbrojnë më ndotësit. Bankersi përcakton politikat e qeverisë dhe nëse kjo vazhdon, Zharrëza do të përsëritet prap.“-tha Blushi.

I menjëhershëm ishte reagimi i MInsitrit të Energjisë Damian Gjiknrui. Ai ironizoi me Blushin kur tha “se problemi nuk zgjidhet me poezi”. Gjiknuri deklaroi se qeveria ka marrë masat dhe po kryhen studime në lidhje me fenomenin e tërmeteve me ekspertizë të huaj.

“Sapo dëgjuam poezinë e Zharrzës me probleme prej vitesh. Na dole një delirant për problemet popullore të Zharrëzës. Të paktën disa të vërteta duhen thënë. Problemi i Zharrëzës është shumë më i thellë. Problemi i Zharrëzës  ka filluar 10 vite më parë. Kur njerëzit protestonin, rriheshin nga policia, madje deputetët tanë janë tërhqur zvarrë kur kanë protestuar bashkë me banorët. Një qeveri që e mori seriozisht këtë problem në 2013-ën.

Ky është problem shkencor, jo fenomen poezie si e bëni ju. Për shkak të presionit tonë, duke monitoruar Bankersin, u morën sizmiografë për të monitoruar situatën. Sa i takon injektimeve, është një proces normal që s’ka asgjë për tu habitur, se po mendoni se mos ndodhin shpërthime. Është ujë teknologjik që injektohet për nxjerrjen e naftës. Qeveria nuk ndenji daurkryq, pengoi injektimin e ujit që edhe kjo ka një faturë, janë 20 mln dollarë. Por kjo u bë për të parandaluar dëmet.

Fenomeni i aktivitetit hidrokarbur me tërmetet kërkon kohë për t’u studiuar. Jemi në pritje të verifikimit nëse ka lidhje shkak-pasojë. Kemi marrë ekspertizë ndërkombëtare për të investiguar në lidhje me fonomenin. Nëse del në mënyrë shteruese edhe pse beosjmë që mund të ketë ldihje, patjetër që do marrim masat konkrete.”, deklaroi Gjiknuri.

Next Post
Mungojnë mjetet dhe burimet njerëzore për shoqërimin e të burgosurve, vonesa në proceset gjyqësore

Efektivi i FNSH në lot: Në shtëpi kam gruan dhe vajzën me sëmundje të keqe, s'kam lidhje me akuzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Operacioni “Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë, një i arrestuar dhe një në kërkim

November 19, 2026
Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

“Hebrenjtë në Vlorë që prej shekullit XIV”, Xhufi: Dolën edhe partizanë në Shqipëri!

November 19, 2026
Turqia siguron 20 avionë Eurofighter, por synon edhe F-35 nga SHBA. A do të heqë Trump sanksionet ndaj Ankarasë?

Turqia siguron 20 avionë Eurofighter, por synon edhe F-35 nga SHBA. A do të heqë Trump sanksionet ndaj Ankarasë?

November 19, 2026
Zi në familjen e deputetit Luçiano Boçi/ Ndahet nga jeta nëna e tij, mesazhi prekës i lamtumirës

Zi në familjen e deputetit Luçiano Boçi/ Ndahet nga jeta nëna e tij, mesazhi prekës i lamtumirës

November 19, 2026
Ndjekje si në filma në Itali! Arrestohet i riu shqiptar pasi tentoi t’i ikte policisë me 150 km/orë. Goditi efektivin

Ndjekje si në filma në Itali! Arrestohet i riu shqiptar pasi tentoi t’i ikte policisë me 150 km/orë. Goditi efektivin

November 19, 2026
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

November 19, 2026
“Lista e zezë” ukrainase përfshin edhe Matteo Salvinin dhe eurodeputetë evropianë, Roma kërkon sqarime nga Kievi

“Lista e zezë” ukrainase përfshin edhe Matteo Salvinin dhe eurodeputetë evropianë, Roma kërkon sqarime nga Kievi

November 19, 2026
Përfundon takimi në Berlin! Merz, Macron, Burnham dhe Kushner, përcaktojnë kushtet për paqen në Ukrainë

Përfundon takimi në Berlin! Merz, Macron, Burnham dhe Kushner, përcaktojnë kushtet për paqen në Ukrainë

November 19, 2026
Sulmet ruse në Kiev, Hoxha: Moska shpërfill të drejtën ndërkombëtare, solidaritet me Holandën dhe Austrinë

Sulmet ruse në Kiev, Hoxha: Moska shpërfill të drejtën ndërkombëtare, solidaritet me Holandën dhe Austrinë

November 19, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Një popull që harron të mirën që i asht ba në ditët më të vështira, bahet bukëpërmbysë!

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In