• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zguri i përgjigjet socialistëve: Nuk ka parti në Shqipëri, që pranon rregullat e lojës

by Java News
12/11/2017 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kërkesës së bërë nga Partia Socialiste për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka ardhur edhe reagimi nga Klement Zguri.

Në një prononcim për ‘Panorama’,  kryetari i KQZ-së tha se e vërteta është  e kundërta e asaj që pretendohet.

“Puna e KQZ-se per fat te mire eshte ne driten e diellit. Nuk ka vetem kronika lajmesh, por ka mbledhje, procesverbale, akte dhe vendime. Te gjitha publike. Te gjitha mund te konsultohen ne çdo kohe nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetem zbardh.

Keshtu qe edhe ne rastin konkret, e verteta eshte krejt tjeter, eshte e kunderta e asaj qe pretendohet. Por, ne respekt te funksionit zyrtar qe mbuloj, une e kam te ndaluar te perfshihem ne beteja, apo lojra politike, ndaj nuk behem dot pjese e debatit. Pergjigja ime mund te jete vetem zyrtare dhe vetem drejtuar organit te emerteses, sapo ai ta kerkoje kete.

Nga ana tjeter, me duhet te terheq vemendjen publikisht: Sulmet ndaj KQZ-se, sidomos kur jane haptazi abuzive, ne kundershtim te plote me ligjin dhe te motivuara nga interesa politike te palidhura me KQZ-ne dhe zgjedhjet, demtojne rende autoritetin dhe pavaresine e KQZ-se, mbjellin frike dhe pasiguri tek institucionet, cenojne shtetin ligjor. Keto jane ankorat qe mbajne Kqz-se perballe tallazeve.

Nuk ka parti politike qe njeh dhe pranon rregullat e lojes, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, qe mund te kete vulletin t’i kepuse keto ankora. Ndaj une u bej thirrje te gjitha paleve qe lojen politike ta zhvendosin diku gjetke, ne ndonje fushe ku interesit publik i bejne me pak dem” tha për ‘Panorama’ kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.

Kërkesa është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të  Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili me anë të një statusi ne Facebook ka bërë të ditur këtë vendim. Kjo kërkesë vjen pas debatit të javës së shkuar, ku PS kërkoi shkarkimin e kreut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Sipas Partisë Socialiste, Kapllanaj është i dënuar në Itali dhe duhet që të shkarkohet, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga opozita që ka shumicën në KQZ. /b.d

Next Post
Sikur Basha të ishte kryeministër

Sikur Basha të ishte kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

October 27, 2026
Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

October 27, 2026
Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

October 27, 2026
Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

October 27, 2026
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

October 27, 2026
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In