Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se shteti i tij ka mjaftueshëm municione thërrmuese për t’iu përgjigjur Ukrainës, në rast se ajo përdor armë të njëjta. Ukraina ka nisur të pranojë armë thërrmuese nga Shtetet e Bashkuara, veprim që ka rritur shqetësimet, për shkak të rrezikut afatgjatë që përbëjnë këto armë për civilët, në rast se nuk shpërthejnë menjëherë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Tema











