Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Msutafa ka thënë se për shkak të situatës në veri duhet të thirret Këshilli i Sigurisë.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se situata në veri është tepër serioze dhe e rrezikshme.
Sipas tij, në një situatë të tillë, krerët e shtetit duhet të jenë në Kosovë.
“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë.
Nuk mund të dërgojnë mesazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë.
Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme”, ka shkruar ai.
Mustafa thotë se presidentja duhet të thërras Këshillin e Sigurisë dhe të ndërmerren masat e nevojshme.
“Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë”, tha ai.