• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjodhëm të mos fshihemi”/Rezultati i fundit, Lapaj: Ka gjithnjë e më shumë që besojnë se do e udhëheqim këtë vend

by Os De
10/11/2025 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, thotë se forca e tij politike zgjodhi të mos fshihej në këto zgjedhje të pjesshme vendore dhe për këtë u shpërblye me më shumë besim nga ana e qytetarëve. 

“Ne nuk zgjodhëm të fshihemi, ne zgjodhëm të përballemi! Në zgjedhjet e dt. 9 nëntor, e vetmja parti që garoi zyrtarisht përballë pushtetit ishte Lëvizja Shqipëria Bëhet! Në një kohë kur të përballesh me partinë shtet është një sfidë pa garë; Kur opozita e djeshme i dhuron në tavolinë pushtetit Kodin Elektoral siç ai e dëshiron vetëm e vetëm për të mos lejuar të renë të hedh shtat; Kur pushteti e ka kthyer shtetin në funksion të deformimit të vullnetit qytetar; Punon në shtet? Duhet të bësh vota! 

Merr ndihmë ekonomike në shtet? Bëj provë e mos e voto partinë në pushtet po deshe! Ke biznes? Provoje e pozicionohu hapur kundër pushtetit se me tatime e një duzinë inspektoratesh do të paraqiten te dera! Me media e një armatë opinionistësh që kujdesen se si të nxijnë këdo cenon status-quon”, tha Lapaj përmes një postimi në rrjetet sociale. 

“Ne Lëvizja Shqipëria Bëhet nuk u fshehëm, por u futëm në garë në Bashkinë Cërrik dhe me një fushatë model arritëm që të dyfishonim rezultatin në vetëm pak muaj nga zgjedhjet e datës 11 maj dhe konkretisht: në dt. 11 maj me kandidatin Eligert Hima në Cërrik morëm 6.28% ndërsa në dt. 9 nëntor morëm 13.62%. Jemi të vetëdijshëm që kaq nuk mjafton, se Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim, por nga ana tjetër në kohën e nderë ku po jetojmë po ia dalim që me shumë punë të rrisim me ritme të shpejta një lëvizje të sulmuar nga çdo anë. Të kërkosh GARËN, në një shtet, shoqëri dhe kohë kur ajo nuk ekziston dhe të luftosh për të me parime e vendosmëri është kontributi më i madh që mund të bësh ndaj vendit dhe vetes. Përtej këtij terreni, ky vend ka gjithmonë e më shumë djem e vajza, burra dhe gra të cilët kërkojnë ndryshimin dhe që besojnë se Lëvizja Shqipëria Bëhet do e udhëheqë shumë shpejt këtë vend. Na u bashko”. 

Next Post
Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, sikur i dha sinjal sulmit serb në familjen Jashari

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, sikur i dha sinjal sulmit serb në familjen Jashari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka

Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

November 3, 2026
Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapacitete për mbrojtjen!

Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapacitete për mbrojtjen!

November 3, 2026
Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

November 3, 2026
Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

November 3, 2026
Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

November 3, 2026
Në romancë me një avokat italian/ Moderatori i zbulon lidhjen Beniada Nishanit: Do ta nxjerr…!

FOTO/ Momenti romantik nga dhoma e gjumit, Beniada Nishani publikon për herë të parë partnerin!

November 3, 2026
Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

November 3, 2026
Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

November 3, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Veliaj, ende vëllezër, por tani si Kaini dhe Abeli

November 3, 2026
Republika popullore e protestës

Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In