• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjidhjet kundër Covid-19/ Ja zbulimet e fundit shkencore dhe rezultatet e tyre

by Java News
09/01/2021 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkimet nuk ndalen për ta kuptuar më mirë Covid-19 dhe për ta mposhtur atë. Lajmi më i fundit premtues vjen nga një studim i neuroshkencëtarëve, Thomas J. Esparza dhe David L. Brody, të cilët punojnë në një laborator të imazheve të trurit në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Britani. Rezultatet që u publikuan në revistën “Raportet Shkencore” treguan se studiuesit kanë izoluar një seri antitrupash ose “nanotrupash” të vegjël  kundër Covid-19 të prodhuar nga një lamë me emrin Cormac.

Një “nanotrup” është një lloj i veçantë i antitrupave që prodhohet natyrshëm nga sistemi imunitar i deveve, një grup kafshësh që përfshin devetë dhe lamat. Për shkak se nanotrupat e izoluar laboratorik janë versione lundruese të majave të proteinave me zinxhir të rëndë që formojnë shtyllën kurrizore të një antitrupi tipik IgG njerëzor në formë Y, këto proteina peshojnë rreth një të dhjetën më pak se shumica e antitrupave në formën Y.

Ndryshe nga antitrupat tipikë, nanotrupat janë më të qëndrueshëm, më pak të kushtueshëm për t’u prodhuar dhe më të lehtë për t’u modeluar. Që nga shpërthimi i pandemisë, disa shkencëtarë kanë zhvilluar nanotrupa nga lama kundër proteinës Spike të Covid-19 që mund të jetë efektive në parandalimin e infeksioneve.  Në hetimin aktual, u përdor një strategji disi e ndryshme për të identifikuar nanotrupat që mund të punojnë në mënyrë efektive.

Proteina Spike e Covid, duke vepruar si një çelës, hap derën e infeksionit kur ajo lidhet me një proteinë të njohur si receptori i enzimës shndërruese të angiotenzinës 2 (ACE2) që gjendet në sipërfaqen e disa qelizave. Esparza dhe Brody zhvilluan një metodë që do të izolonte nanotrupat e aftë për të bllokuar infeksionet duke mbuluar dhëmbët e proteinës Spike që lidh dhe zhbllokon receptorin ACE2. Për ta bërë këtë, studiuesit e imunizuan lamën Cormac 5 herë në 28 ditë me një version të pastruar të proteinës Spike të Covid. Pasi testuan qindra nanotrupa, ata zbuluan se lama prodhoi 13 nanotrupa që luftonin Covid-19.

Në veçanti, u tregua se një nga nanotrupat më të mirë, i njohur si NIH-CoVnb-112, i bashkangjitur direkt në pjesën lidhëse të receptorit ACE2 të proteinës Spike. Për të imituar virusin Covid-19 shkencëtarët mutuan gjenetikisht një “pseudovirus” të padëmshëm në mënyrë që të mund të përdorte proteinën Spike për të infektuar qelizat që posedojnë receptorë njerëzorë ACE2.

Eksperimenti tregoi gjithashtu se nivele relativisht të ulëta të nanotrupave NIH-CoVnb-112 mund të kishin parandaluar edhe  pseudovirusin të infektonte qelizat. Pavarësisht nga rruga e gjatë për të bërë këtë gjë, rezultatet e marra janë premtuese. (Il Giornale, gazeta “Si”)

Next Post
Shkrirja e borës dhe reshjet rrezikojnë përmbytje në Shkodër, hapen portat e HEC-ve

Reshjet në veri/ Kreu i KESH: Ky është një nga nivelet më të larta historike të prurjeve në kaskadë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In