• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjidhje përtej kërkesave të studentëve brenda këtij viti akademik”

by A R
20/01/2019 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pakti për studentë zgjidh përfundimisht kërkesat e studentëve brenda vitit akademi 2018-2019″, deklaroi sot Këshilltari i Kryeministrit për Arsimin, Albert Nikolla në një intervistë televizive.

Nikolla thekson se “në vija të përgjithshme drafti i jep përgjigje përmbyllëse pozitive të gjithë kërkesave të studentëve, jo vetëm zgjidh kërkesat e studentëve, siç e ka bërë vetë të ditur kryeministri përveç këtyre 8 kërkesave bazikë që studentët paraqitën, janë edhe disa kërkesa shtesë që kryeministri i ka menduar se shkojnë në filozofinë themelorë që ka të bëjë më Arsimin e Lartë, rritjen e cilësisë së arsimit në Shqipëri dhe zgjidhjen e të gjithë këtyre problematikeve”.

I pyetur nëse drafti zgjidhe problemet, Nikolla tha se “drafti paraqet mënyrën për zgjedhje të gjithë kërkesave të studentëve. Drafti nuk mund të jetë zgjidhja direkte sepse kërkon kohë, por disa nga kërkesat do të zgjidhen brenda vitit akademik 2018-2019 që do të thotë deri në muajin  qershor”.

“E vetmja pikë që mund të kërkojë më shumë kohë është ajo që ka të bëjë me rikonstruksionin e konvikteve. Pra të gjithë pika e tjera janë të zgjidhshme sipas draftit brenda këtij viti akademik”, thekson Nikolla.

I pyetur nëse zgjidhet situata mes studentëve dhe qeverisë, Nikolla shtoi se patjetër që do të zgjidhet sepse kryeministri dhe qeveria kanë zgjidhje korrekte, institucionale për sa i përket gjithë kërkesave.

“Kërkesa e parë që ka të bëjë me përgjysmimin e tarifave është marrë vendimi për bachelor përgjysmim të tarifave për të gjithë studentët. Por përveç kësaj studentë që familjet e tyre trajtohen me ndihmë ekonomike, jetimët, viktimat e trafikut,etj, përveç përgjysmimit do të marrin dhe bursa 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Në vitin e dytë akademik, do të vazhdojë sërish përgjysmimi i tarifave por ata që do të kenë mesataren nën 6 do të paguajnë tarifën e plotë”, argumenton ai.

Për masterin,  Nikolla tha se “është disi ndryshe, pasi nuk mund të ketë ulje tarifash masive, pasi masteri nuk është detyrim kushtetues. Masteri nuk ofrohet në asnjë vend në botë falas. Për masterin përfitojnë vetëm studentët me nota 9-10, ndërsa për të tjerët nuk ka sepse është stad tjetër studimi”.

Për sa i përket buxheti dhe transparencës, Nikolla shprehet se drafti paraqet në mënyrë perfekte rrugën se si shkohet te transparenca. Në disa VKM nxjerrë nga kryeministri dhe dërguar Arsimit të Lartë, del qartë kërkesa për transparence totale”.

“Si do të bëhet: Të gjitha vendimet e Bordit të Administrimit do të publikohen online në portalet e institucioneve të Arsimit të Lartë”, tha ai.

Për sa i përket kërkesë së studentëve në Bordin Administrimit, Nikolla tha se kjo është pranuar nga pakti.

Ndërsa për rishikimin e titujve akademik, Nikolla tha se  “nuk është qëllim i qeverisë të zbulojë doktoraturat është rrjedhoje e përmirësimit të cilësisë së Arsimit të Lartë dhe do bëhet në atë formë që të mos kemi më doktoratura plagjiaturë”.

Po ashtu, këshilltari Nikolla shton se është një VKM e muajt dhjetor që jep linjat kryesore orientuese dhe puna fillon nga rektori dekani dhe doktoratura i çojnë të komisioni në Ministri të Arsimit.

Duke folur për stafin e pedagogëve, Nikolla shton se pedagogët në tërësi janë vullnet mirë, por problemi është te ata pedagog që kanë pushte poste të rëndësishme dhe kërkojnë ta shndërrojnë departamentin në një “pashallëk të kuq”, atëherë këtu lind kontradikta. Se nëse këta pedagog marrin në punë të afërmit, kushërinjtë bie cilësia e arsimit”.

Nikolla tha se “greva dhe çdo lloj proteste është gjeja më e bukur që ndodh në botën demokratike, është e shenjtë. Por është e rëndësishme që greva të mos i shërbejë pashallëkut të vogël”.

I pyetur për kërkesën e shtuar të studentëve për ligji e arsimit të lartë, Nikolla tha se ku ligj është thelbësisht ligj i mirë.

“U krijua ideja se ky ligj ka krijuar probleme, por nëse ka probleme hajde ta zgjidhim. Ligji nuk është hyjnor, por është i hapur për të zgjidhur të gjitha problemet, por nuk mund të shfuqizohet e merr natyrë politike dhe kjo është futur më vonë nga të interesuarit”, theksoi Nikolla.

Përsa i përket ngujimit të studentëve, Nikolla tha se “shumica bënë mësim rregullisht. Ngujimi nuk është masiv”.

/a.rada

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kaosi i prioriteteve, që do të vrasë, edhe turizmin edhe energjetikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In