• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjidhje kushtetuese apo marrëveshje dy palëshe!

by Fatmir Merkoçi
03/04/2019 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Një trumpetë mjaft e fortë ishte Reforma në Drejtësi. Politika e shiti tek shqiptarët si “Thembra e Akilit”. Pra, sikur u gjet ajo që shqiptarët e prisnin: Ndëshkimi i krimit, korrupsionit, pra drejtësia do niste pasketaj rrugëtimin e sajë të pandalshëm. Kaq shumë u fol për këtë reformë, aqsa dhe vetë politikanët nisën ta artikulonin si një gjë tepër besuese. Apo më thjeshtë: Në dukje, dukej sikur dhe vetë ata, po e besonin dhe vetë.

Dhe, pse, zërat kritikë ishin si pika e ujit në oqean, ato nuk u morën në konsideratë. Këtu ndoshta fillon dhe defekti i vetë sistemit. Kjo dhe për vetë faktin se, euforia ishte tepër e madhe dhe e shtrirë në dy rrafshet.

Kjo reformë, për të cilën kam qenë kundra, pasi nisi në mënyrë të paligjshme. Errësoi shumë vijueshmërinë e saj. Me sa duket, servilizmi ndaj çdo gjëje, veçanërisht ndaj ndërkombëtarëve, bëri që zëri kundra të dukej si një zë anti-reformë. Deri sa të kalohej në mospërfillje apo e parë si një kritikë e pa bazuar. Dhe pse çdo gjë thuhej në bazë të ligjit apo dhe arsyetimit juridik.

Por le ta shohim pak më konkretisht. Nëse do pyesja ata që ishin euforik të reformës: Ku jemi me këtë reformë ? Çfarë pasojash juridike solli kjo reformë ? A zgjidhet situata e krijuar me këtë reformë ?

Sot, jemi atje ku nuk duhet të ishim. Jemi në agoninë e shtetit. Dhe më e keqja: Shpresa e shqiptarëve se kjo reformë do sillte ndëshkim, sa vjen, e po venitet më shumë.

Kjo reformë prodhoi një Kushtetutë e cila, jo vetëm që nuk përmbush interesat e shqiptarëve, por bën atë që sot, K/Ministri është më diktator dhe pse i pa shpallur.

Le ti kthehemi pak situatës së krijuar. Çfarë na thotë Kushtetuta? Në parimet themelore shkruhet:

Neni 1

  1. Shqipëria është republikë parlamentare.

2.Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.

3.Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.

Pra, institucioni më i lartë është Kuvendi, nga i cili del se Qeveria dhe çdo institucion

tjetër.

Por çfarë thotë Kushtetuta për vetë Kuvendin. Pikërisht neni përcaktues për këtë.

Neni 64

  1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumë-emërore.

Nga ky lexim kuptojmë se Kuvendi ka në përbërjen e tij, as më shumë e as më pak, se sa një numër të përcaktuar mandatesh.

Amullija aktuale, e cila pas dorëzimit të mandateve, sipas vendimit politik të opozitës, në vetvete përbën një kazus të pa njohur në jurisprudencën tonë. Por a ka zgjidhje kjo ? Pa dyshim që po.

Në rast se Ligji interpretohet, lejon dhe marrëveshje apo kompromise politike, Kushtetuta nuk e jep këtë mundësi e hapësirë. Pra, siç e theksova dhe më sipër: Kushtetuta vetëm lexohet dhe nuk i interpretohet, është ligji që interpretohet ose, shikohet nga Gjykata Kushtetuese, në se është në përputhshmëri me Kushtetutën apo jo. Por jo vetëm ligjet shikohen nga Gjykata Kushtetuese. Por dhe veprimet e një grupimi apo individi që mbart funksion shtetërorë.

Por në të gjitha rastet: Gjykata Kushtetuese nuk gjykon apo interpreton Kushtetutën, por vetëm ligjin apo vendimin. Kjo për arsye se Kushtetuta është themel dhe është e pa prekshme. Dhe e pa interpretueshme.

Mos pasja në funksion e Gjykatës Kushtetuese e bën vendimin politik për djegien e mandateve që nuk mundet ta përcaktojmë si veprim anti-kushtetues. Çdo përcaktimi është interpretues ose paragjykues. Por mbetet në kuadrin konsultativ apo i një debati jo shterues.

Ajo që sot përbën fakt, është se Kuvendi nuk i ka 140 mandate. Si i tillë, Kuvendi pushon së funksionuari, pasi sipas Kushtetutës, në sallë duhet të jenë domosdoshmërisht 140 deputetë. Ky numër bën që Kuvendi të nisi nga funksioni  i tij kushtetues. Nëse ky numër nuk është i tillë, atëherë, Kuvendi nuk mundet të prodhojë ligje, të ratifikojë marrëveshje, të ndryshojë Kodin Penal, Civil, Administrativ, Zgjedhor apo aq më shumë, ndryshime të Kushtetutës.

Në kushtet aktuale. Kemi një Kuvend gjysmak. Mandatet e zëvendësuara, nga pikëpamja ligjore janë të ligjshme. Por ato mandate, nuk përfaqësojnë opozitën pasi, askush nga ata nuk ka mandatin e partive opozitare. Kjo për faktin e bërë publik nga partitë se, këta janë të përjashtuar pasi, sipas statutit të partisë: “Çdo antar i partisë që del kundër një vendimi politik të çertifikuar, përjashtohet nga partia”. Kjo sjell si pasojë dhe mos krijimin e grupit parlamentar “PD” dhe “LSI”, çka do të thotë se: Dy grupet e opozitës të deklaruara në Kuvend, nuk përfaqësohen. Çka do të thotë se deputetët e hyrë në Kuvend, do krijojnë grup parlamentar, pa sigël partie.

Po në rastin e “votëbesimit” të Qeverisë në Kuvend, çfarë ndodh ? Kushtetuta thotë se: Qeveria duhet të marri 70 plus 1 votë të Kuvendit për t’u legjitimuar.

Tashmë rasti na sjellë preçedentin. Shqipëria është vend demokratik dhe garanton një sistem të qëndrueshëm dhe legjitim. Baza e këtij garantimi është Kushtetuta. Por, kjo situatë, bie ndesh me parimin themelorë. Pasi, në kuptim të nenit 64 të Kushtetutës, numri real dhe gjatë gjithë kohës është 140. Ky numër nuk mundet të ndryshojë për asnjë kohë e arsye. Kjo bën që të legjitimohet paligjshmëria e këtij Kuvendi,

Rasti kuptohet se hap një debat konstitucional të mirëfilltë. Ajo që nuk mundet të ndryshojë në këtë rast është fakti se mundet të gjykohet veprimi apo vendimi i opozitës, por jo ajo çka thotë Kushtetuta. Sikur se, analizohet qëndrimi i Qeverisë në raport me Kushtetutën.

Në rastin e parë, kemi një vendim politik që sjell djegien e mandateve nga opozite. Si dhe, proçedurën e ndjekur për dorëzimin dhe marrjen e mandateve, gjë që do bëjë të mundur që Gjykata Kushtetuese do e shqyrtoi si rast preçedent.

Por gjithashtu, më e rënda është se, Qeveria me vetëdija po shkel Kushtetutën. Veprim, i cili, jo vetëm sjell preçedent, por dhe një sërë paligjmërish në zinxhir. Në çdo rrethanë, Gjykata Kushtetuese nuk mundet ta quaj legjitim këtë parlament. Si pasojë, as këtë Qeveri e ligjet që prodhohen nga dita e dorëzimit të mandatet nga opozita.

Hallka e fundit që ka mbetur është Presidenti. Veprimi i tij si përfaqësues i shtetit është sa i domosdoshëm aq dhe akut. Presidenti nuk mundet të qëndrojë sehirxhi, duke lënë në rënie të lirë situatën. Kjo dhe për vetë faktin se: Konflikti do bëhet dhe më i thellë pasi, zgjedhjet lokale janë në prag. Opozita ka deklaruar mospjesëmarrjen e saj në këto zgjedhje. Por ajo që është më e keqja, zgjidhja do jetë marrëveshje mes Pozitës e Opozitës ? Situata do zgjidhet në bazë marrëveshje ? Nëse ndodh kështu, do kemi një puç kushtetues nga dy palët.

Kjo Kushtetutë, vërtetë që është në nivelin më dëshpërues të sajë. Por nëse del, jashtë funksionit me anën e një marrëveshje dy palëshe, atëherë nuk kemi më as shtetin e së drejtës e as atë ligjor. Ky do jetë fundi i çdo të drejte. Askush nuk mundet më ti referohet Kushtetutës. Askush nuk mundet të pretendojë mbrojtje prej saj. Ky është fundi i tranzicionit dhe fillimi ligjor i diktaturës. Uroj të mbetet Kushtetuta zgjidhja e këtij konflikti.

Next Post
Moisiu, Topi dhe Hajdari drekojnë bashkë, kanë një mesazh për shqiptarët

Moisiu, Topi dhe Hajdari drekojnë bashkë, kanë një mesazh për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In