• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjidhje ka gjithmonë! Problem është vetëm çmimi që ka zgjidhja

by Lorenc Vangjeli
24/04/2017 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

A mund të fitonin në të njëjtën kohë dy ministra të brendshëm, njëri në rrugë në protestë dhe tjetri në zyrë për të menaxhuar të njëjtën protestë? Në mëngjezin e 24 prillit, në të gjitha bastet, njëri nga ata, dilte humbës pa asnjë dyshim. Për fat të mirë, mesdita prodhoi një rezultat të ndryshëm.

Lulzim Basha, ish-ministër i brendshëm, tashmë kryetar protestues i PD-së dhe Fatmir Xhafaj, ish-protestues veteran i PS-së dhe tashmë ministër i brendshëm, zgjidhën në distancë një nga frymëmbajtjet më të ankthshme të kësaj stine plot ankthe. Qoftë dhe vetëm një shkëndijë mund të ndizte në paraditen e 24 prillit një zjarr që do të ishte shumë e vështirë të shuhej dhe që mund të kompromentonte pothuaj në mënyrë të pakthyeshme shanset për një të nesërme të qetë. Përplasja mes opozitës dhe policisë ngjante një fakt pothuaj i kryer. Që mbi të gjitha, do të ndodhte edhe në transmetim të drejtpërdrejtë në televizione. Në të paktën pesë pika të nxehta të vendit, në veri dhe në jug, ishin instaluar kamerat, të cilat do të ishin dëshmitare të ditës që do të trondiste shumë ditënetë të paskëtajme. Duke prodhuar një faturë të egër që do të niste në javën e fundit të prillit, por që nuk dihej se ku do të mbaronte.

Opozita ishte e vendosur të bënte protestën e saj me bllokim rrugësh, policia (maxhoranca) kishte paralajmëruar ndëshkim ligjor në një rast të tilla. Të ndara kaq larg nga njëra-tjetra palët nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër në dukje, veç kursit të përplasjes dhe ballafaqimit. Ky ishte momenti që Basha, i përfolur në tre vitet e fundit për dobësinë e tij, do të demonstronte forcë, siç ka bërë rregullisht që nga nisja e protestës në 18 shkurt. Dhe do të ishte po i njëjti moment, kur policia do të vihej përpara dilemës për të dëshmuar forcë apo vetëpërmbajtje.

Fatmirësisht palët gjetën zgjidhjen e duhur: forca më e madhe qëndron tek vetëpërmbajtja dhe sulmi më i fortë ndodh kur tërhiqesh në kohën e duhur!

Deri nja gjashtë vjet më parë ngjarjet kishin rrjedhë tjetër kur bllokoheshin rrugët me protestë. Kur në vend të Bashës ishte Berisha në PD dhe në qeveri dhe në vend të Xhafës, në ministrinë e brendshme ishte vetë Basha, ndodhte ndryshe. Në rrugë digjeshin goma nga socialistët dhe protestuesit goditeshin pa mëshirë nga policia. Në një shkëmbim force, ndodh që nuk është e rëndësishme se në çfarë ane është e drejta, por tek mënyra sesi arrihet tek ajo e drejtë. Që është e përkohshme dhe e lëvizshme. Si të gjitha gjërat e kësaj bote që nuk janë as të përjetshme, as të qëndrueshme dhe as të palëvizshme.

E hëna e protestës së paralajmëruar të opozitës dhe gjithë çfarë ndodhi pas saj, dha një sinjal të jashtëzakonshëm. Nga ata sinjale që duhet të lexohen qartë nga gjithkush që ka në dorë dhe në gojë vendimet për të nesërmen e vendit. Ato nisin dhe mbarojnë në pikën thelbësore: edhe kur ngjan e pamundur, zgjidhja ekziston!

Këtë të hënë, edhe pse ishte pothuaj në kufinjtë e të pamendueshmes, edhe protestuesit e Bashës, edhe policët e Xhafës dolën në barazimin e dëshiruar. Edhe protesta u bë, edhe policia ruajti qetësinë e qytetarëve, madje më shumë se kaq, ruajti qetësinë e saj. Niveli i tolerancës që afron ligji dhe epërsia që ka morali në raste të veçanta mbi leximin e drunjtë të ligjit, sollën që postmesdita të vazhdonte e qetë në Tiranë dhe gjetkë.

Në Tiranë dhe gjetkë ka shumë frikë dhe ankth se çfarë do të ndodhë nesër. Në kuptimin e të martës së negociatave që do të nisin për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe në kuptimin e të nesërmes politike të vendit. Palët janë më të ndara se kurrë. Nga një anë Basha që është i vendosur në ultimatumin e tij për qeveri teknike dhe nga ana tjetër kryeministri i qeverisë që deklaron legjitimitetin e plotë të tij politik, ligjor dhe moral deri në zgjedhje. Dita e paracaktuar e takimit publik – 18 qershori – vazhdon të jetë dita e ndarjes së madhe e palëve që janë në ekstremin e njëra-tjetrës, por deri atëherë do të rrjedhë shumë ujë nën urat e Lanës. Në të dy krahët e Lanës, në godinat qeveritare dhe në godinën e PD-së zyrtare, skeptikët dhe optimistët llogarisin të gjitha shanset dhe rrugët në të cilat do të rrjedhë e nesërmja politike e vendit. E pamundur është vetëm që i njëjti ujë të kalojë dy herë nën këmbërt e të njëjtës urë. Qofshin ato edhe urat e reja që ka ndërtuar Erion Veliaj mbi Lanë. Gjithçka tjetër është e mundur. Edhe zgjidhja sherrit të vjetër të ri mes të majtës e të djathtës që kësaj here kërcënon me bojkot zgjedhjesh.

Zgjidhje ka gjithmonë. E vetmja e panjohur është fatura që do të paguajë publiku për zgjidhjen dhe çmimi që do t’i paguajnë pastaj politikanët publikut që i voton. Ka ende edhe pak kohë që të dy palët, edhe politikanët, edhe publiku mos humbasin në mënyra të ndryshme. 

Next Post
Bruksel, debatet mes Ballës e Bumçit në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asocimit (VIDEO)

Balla: Basha dhe Berisha po luftojnë për interesat personale; Vendi nuk mbetet pa president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In