Nga Magdalena Ramohito
“Unë rashë në fund të humnerës për të matur thellësinë e saj”. Kështu e filloi fjalimin e tij Guinpleni, personazhi i Hugo tek romani “Njeriu Që Qesh”. Një duzinë me budallenj tha ai, me sa mbaj mend, e vë përpara me të qeshura edhe njeriun më inteligjent; edhe kjo është e vërtetë. Kjo mu kujtua në këtë moment duke dëgjuar debatet e parlamentarëve, (termi diskutim nuk është temë për ta), pas fjalimeve të Ilir Metës edhe Sali Berishës përpara mbështetësve të tyre përpara parlamentit.
Tema e debateve është Skandali sipas tyre i MCGonigal. Nuk mund t’a vlerësoj dikë më tepër se sa e ka nderin, sepse ndonëse nuk jam askush, pra nuk jam personazh i njohur publikisht, nuk më pëlqen të dukem kaq e vogël, por nëse do e krahasoja Edi Ramën me dyshen Berisha Meta (le të mos merrem me Monikën), janë larg po shumë larg njëri tejtrit.
Dëgjova sot gjithë ditën ulërima e ngjirje, akuza e sharje nga të dy palët në parlament. Të dy krahët folën për virtyte edhe etikë, e cila sigurisht që do të mungojë për çdo rast, kur njëra palë sado që në sytë tanë duket si më e latuar bie në nivelin e pjesës vulgare gra e burra, sepse është e detyruar të bëjë detyrën, që fatkeqësisht e ka marrë përsipër. Gara duket shumë e fortë, por kam frikë se e gjitha kjo është një aktrim, që do të thotë se, secili thotë gjëra, që i ka parapërgatitur për ti thënë ndonëse nuk ka letër përpara. Gjithë këto ditë, kam lexuar analiza pa fund, por që vërtiten pa u lodhëur, që prej një vit e gjysëm, se si Sali Berisha është një kosto e madhe për garën e opozitës në 14 Maj dhe analizat janë realisht të bukura.
Akuza, që për shumë kohë u bë kauz e opozitës, por u ndërpre pasi doli çështja McGonigal, ishte shpopullimi i vendit dhe për këtë maxhoranca duket sikur ngec, ndërsa për të bërë një analizë të plotë gjërat duhen marë prej fillimit, pavarësisht se janë thënë në të shkuarën, (madje unë vet i kam thënë përpara dhjetë vjetësh), sepse ata shqiptarë që në ato vite ishin dhjetë vjeç, sot janë bërë njëzet dhe demagogjia bën punën e vet.
Unë i përkas brezit, që jam lindur edhe rritur në mes të propagandës. Kur ishim të vegjel në shkollë në lëndën e letërsisë, na thoshin se nënat shqiptare bashkë me gjirin iu mëkojnë fëmijëve urrejtjen për armikun; për armikun e brendshëm edhe të jashtëm. Pra urrejtja ishte në qendër të propagandës, ndërsa dashuria i përkiste vetëm Partisë.
Ishte koha kur në shkollë mësuesja komentonte “Poemën e Mjerimit” të Migjenit. Ajo na shpjegonte se fajin e kishte Regjimi Antipopullor i kohës kur jetonte Migjeni, ndërsa në klasën time ¾ e fëmijëve kishin nga një arn në bërryla apo në gjunjët e tyre.
Më ka mbetur në memorjen time një ngjarje shumë e dhimbshme. Në orën e Matematikës në tabelën e zezë një djalë më i rritur se ne të tjerët, një ngelës recidivist, rrinte me shkumës në dorë pa asnjë ide rreth ushtrimit, të cilin duhej t’a zgjidhte. Mësuesja më ngriti mua që të vazhdoja me ushtrimin po edhe djali duhej të qëndronte pranë meje në mënyrë të pa shpjegueshme. Sapo fillova nga kalkulimet, duke i shoqëruar me fjale, mbi krahun tim të djathtë ndjeva një shtytje të fortë dhe në çast humba drejt peshimin. Djali ra në të fikët duke më rrëzuar edhe mua. Nuk mund t’a marr dot me mend, se sa ditë ishte ai djalë pa ngrënë! Mësuesja i dha atij atë copë bukë, që kishte në çantën e saj, ndërsa në orën pasuese të “Ekonomisë shtëpiake” mësimi ishte mbi mënyrën e të arnuarit dhe kjo, shoqërohej me edukimin se, të jesh një i varfër nuk është turp. Kur dola nga klasa në korridor në një tabelë lexova një citat të Enver Hoxhës “Pastërtia nuk është virtyt i njeriut të pasur, por i një njeriu të edukuar, të ngritur ideologjikisht dhe politikisht”. Deri tek të pasur e kuptova, pastaj më tutje mora me mënd, se duhej të ishte i mirëedukuar. Në moshën që unë kam tani, kujtimet e fëmijnisë janë ato, që më vijnë shumë të gjalla dhe të qarta. Ndërsa në atë kohë gjërat më dukeshin kontradiktore, por nuk u jepja dot shpjegim, sidomos kur në Tabelen e Zezë ishin emrat e fëmijëve të papastër, tani arrij të konkludoj se propaganda politike, duke e treguar të shkuarën si diçka shumë të shëmtuar, shoqërohej ndërkohë edhe me kundra propagandën, në mënyrë që t’a duronim gjendjen me shpresën se Partia do të na nxirte nga situata e rëndë ekonomike. Gjithashtu luftohej papastërtia, e cila ishte e trashëguar në shekuj me propagandë, e cila synonte për t’a “pranuar” varfërinë, por nëpërmjet të mësuarit në shkollë plus edhe mësimet e Partisë do të na i hiqte edhe morrat, që në fakt me kalimin e viteve pastërtia erdhi duke u përmirësuar. Tani që e kujtoj propagandën në Sistemin e Ekonomisë së Planifikuar, qoftë Migjeni, Qoftë Marksi apo letërsia e huaj, që lexonim nuk i përkisnin realitetit të kohës, ato vetëm se na zhvillonin imagjinatën.
Ndërsa dua të bëj lidhjen me propagandën e pas atij sistemi. Pra pra në vitin 92 dhe më rezulton si nata me ditën. Ndërsa në atë kohë kishte idealizëm edhe propaganda kishte si qëllim ndërtimin e një shoqërie tjetër më të mirë se e shkuara, ajo shoqërohej me Luftën e Klasave, pra urrejtje ndaj një armiku, i cili realisht imagjinohej dhe armikut të brendshëm, për të penguar çdo përpjekje, që do t’a ndalte idealin për t’a bërë realitet. Kështu më kujtohen edhe këngët për punën, për dashurinë në lëmë, filmat që propagandonin punën në bujqësi, përmirësimin e jetesës në fshat. Të gjitha këto më duken të justifikuara, por që nuk u shoqëruan me një inkursion ekonomik, në mënyrë që mirëqenia të ngrihej, ndërsa nga ana tjetër shoqëria kishte një flamur vlerash për t’u pasur zili, flamur i cili u shqye dhe u baltos në këto 32 vjet “ Demokraci”.
Nuk mund të harroj kurrë ditën, kur po kthehesha me vajzën time për dore nga kopështi publik, Drejtoreshë e të cilit ishte një militante e PD. Vajza më pyeti, nëse Piramida ishte shtëpia e Emver Hoxhës. I thashë se shtëpinë e tij tani e ka shteti, ndërsa ai nuk jeton më. Sa mirë!-ma ktheu e vogla, sepse tani nuk mund të më hajë mua! Mësuesja e kopështit i trembte fëmijët parashkollorë me Enver Hoxhën “Kanibal”. Po sigurisht, që fola me Drejtoreshën, por diskutimi u kthye në një depat si parlamenti i sotëm.
Propagandë! Bla bla bla! Personalisht jam aq e lodhur nga demagogjija dhe besoj fort se ai, i cili shan i pari, tjetrin si kusar, ai vet është kusari. Demagogji edhe në rrjetet sociale. Sulm qeveria! Ministria e Bujqësisë dje reklamonte luleshtrydhen si një frut ‘nazelie’ndërsa kushton 10 000 lek të vetra për kg, ndërkohë spinaqi në pikun e sezonit kushton 2000 lek të vjetra për kg. Pastaj të mos flasim për qumështin dhe nënproduktet e tij. Janë probleme të mbartura? Po sigurisht, që janë të tilla, sepse kur asistentët amerikanë mbrritën në Ministrinë e Bujqësisë në 92 shin, ata nuk dinin si të ndihmonin, sepse pala shqiptare nuk dinte të kërkonte, ose nuk deshi të kërkontë (kjo e fundit ka të ngjarë të jetë e vërtet), madje “komunistët” antikomunistë filluan e dhe ti quanin “ameriqenë”, apo agjent të CIA. Filloi një “sovranizëm”në mos futjen hundë të punëve tona. Ministrat e Bujqësisë të të dy krahëve ishin zakonisht ‘qokaxhinj’, herë “I Forti i Shijakut” e herë Xhuveli i Agrares, e më vonë Panariti i LSI, të cilët nuk kishin pikën e përgjegjësisë politike, por ama nga 92-2013 plot 200 000 ha tokë bujqësore u konvertua në tokë truall dhe për këtë ka persona të gjallë apo të vdekur, të cilat kanë firmat aty. Me ardhjen e Kryeministrit Rama i ashtu quajtur “Fanolisto-ballist”, nuk është preku më asnjë cm. Janë për fat edhe 100 000 ha tokë bujqësore djerrë. Prandaj Ministria e Bujqësisë, megjithë entuziazmin e saj, punën duhej t’a fillonte që këtu. Sa shumë para shkojnë për ndërtime! Sikur Ministria, të disponontë një ‘Hartë të varfërisë Rurale’, e cila besoj është rezervuari i të ikurve nga vendi dhe të kishte gati projekte zhvillimi për zonat e varfëra dhe tu tregonte njerëzve me para, ‘Hapësirat Investuese’ dhe përpara se të mendojë për eksportet (pse eksporte?) të zbrapste importin duke e mbushur tregun vendas së pari, me standardet të paktën KODEX, të cilat janë të kohës kur Enever Hoxha “hante fëmijët”.
Mandej Ministria e Shëndetësisë, e cila shfaqet me flok të çrregullta dhe me një veshje prej aksionisteje, të shihte mundësinë e ndryshimit të kontratës së medikamenteve me Turqinë, pasi në treg mungojnë medikamente shumë efikase si psh. LAMISOL, i cili është zviceran dhe më parë ka qenë në treg. Ky i fundit i zevendësuar me një medikament turk ka “0” efekt. Ose të gjente kohë të paktën një herë në javë, të kontrollojë vetë poliklinat e Lagjes, sa i takon higjenës, kushtet e shërbimit, të takohet me ata njerëzit e vobekët që rrinë urtë, shumë urtë do thosha në radhë dhe pastaj t’i dezinfektojë duart.
Midis personave që largohen nga Shqipëria Kryetari i PL sot theksoi La Manchin. Kuptohet, që aludohet për trafikantët e drogës. Duke e dëgjuar sot se si ulërinte më erdhi ndërmend një Film Amerikan, të cilin e kam parë jashtë vendit shumë vite më parë. Një djalë i ri kishte krijuar një sipërmarrje të paligjshme, si Tutor i vajzave të rrugës. Ai iu bënte propagandë vajzave, njësoj si ky Kryetari i PL, sepse çdo biznes ka promovim. Ai iu thoshte vajzave:- shihni si pasurohen politikanët tanë! Ata fitojnë para të shpejtë duke na vjedhur ne në mes të ditës! Po ne? Çfarë jemi ne? Mos jemi skllevër të tyre? Ne do të ofrojmë dashuri dhe dashuria nuk është krim. Pra ne do të pasurohemi sepse jemi më të mirë se ata edhe nuk e meritojmë varfërinë. Kur njëra prej vajzave të rrugës vdiq nga keqtrajtimi jo opozita, por shoqëria civile amerikane i drejtoi gishtin politikës.
Politikanët, prokërorët, gjykatësit, pedagogët dhe mjekët e këtij vendi më së shumti janë shëmbulli i fitimit të parasë së shpejtë jo nëpërmjet punës. Ndërsa, nëse një gazetar arrin të ketë një mirëqenie në jetën e tij është diçka normale, një gazetar i pasur qelb erë. Prandaj nëse jemi shumë kërkues nga ana e Qeverisë nuk mund të presim shpëtim nga këta, që kanë shkaktuar gjithë këtë lëmsh. Edhe natyrshëm më erdhi ndër mend ajo shprehja popullore: Bir Selman i Nënës, kë të qaj më parë.
Sot populli është i ngopur me politikën dhe kërkon të funksionojë Ligji dhe Drejtësia si dy shtyllat e një shteti të drejtë. Prandaj zgjidhja nuk vjen nga Opozita kurrsesi por nga DREJTËSIA