Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka caktuar tre gjyqtarë për të qenë anëtarë të zgjidhjes së konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Report Tv ka mësuar se gjyqtarët e përzgjedhur janë Gerd Hoxha, Dritan Hallunaj dhe Ervin Pollozhani.
Nga këta gjyqtarë dy janë të Dhomës Penale një pranë Krimeve të Rënda, një pranë Penales Tiranë dhe Ervin Pollozhani gjyqtar civil pranë Gjykatës së Tiranës.
Këta tre gjyqtarë do të jenë anëtarë të dhomës së zgjidhjes së konflikteve pranë FSHF-s zyrë e cila zgjidh konfliktet ligjore mes federatës apo klubeve me pretendime të ndryshme gjatë zhvillimit të kampionatit.
a.ç