• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

by A R
08/02/2026 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amnistia penale rikthen në liri 447 të burgosur, mes tyre 4 të mitur, 5 gra dhe 7 shtetas të huaj, ndërsa 853 të tjerëve u shkurtohet dënimi, përfshirë 10 gra, 3 të mitur dhe 12 shtetas të huaj, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm në ngarkesën e burgjeve.

Por efekti i ligjit nuk ndalet vetëm te burgjet. Edhe në Shërbimin e Provës, 5077 të dënuar me masa alternative përfitojnë amnisti. Duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta, duke përfshirë të gjitha rastet me dënim deri në 3 vite burgim.

Përfitues janë të dënuarit burra me vendim gjyqësor të formës së prerë deri në 3 vite burgim, si dhe ata që u kanë mbetur deri në 3 vite nga dënime më të gjata. Për gratë, kufiri shkon deri në 4 vite burgim, përfshirë edhe rastet kur u kanë mbetur deri në 4 vite pa vuajtur. Amnistia përfshin gjithashtu gratë mbi 50 vjeç, burra mbi 60 vjeç dhe personat që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë nën 18 vjeç.

Nga amnistia penale përjashtohen të gjithë subjektet e hetuara nga SPAK dhe çështjet që gjykohen nga GJKKO. Përjashtohen gjithashtu krimet më të rënda: kundër njerëzimit, jetës, shëndetit, krimet seksuale, ato ndaj lirisë, moralit dhe familjes, si dhe krimet ekonomike, ndaj pronës, mjedisit, rendit kushtetues, autoritetit të shtetit, drejtësisë, zgjedhjeve, ato terroriste dhe të bandave të armatosura apo organizatave kriminale.

Next Post
Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com