• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Zgjidhi konfliktet me serbët e grekët/ Koloneli Shakaj strehohet ne azile, apel shtetit: Më jepni një banesë sociale!

by Java News
23/08/2022 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e të Moshuarve Kavajë është streha prej një viti e Eqerem Shakajt. Në kohën e komunizmit, kolonel me kontribute në zgjidhjen e disa incidenteve kufitare me Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë. Ai tregoi për News 24, se në vitin 1970, në Tropojë ish-Jugosllavia kishte kryer gërmime të thella në nëntokën shqiptare, duke marrë për shfrytëzim prej vitesh miliona ton krom. Kur e kuptuan, Ministria e Brendshme ngriti një grup pune me në krye Shakajn, i cili ndërmjetësoi me fqinjët për zgjidhjen e problematikës.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur dhe në Dropull, fare pranë kufirit me Greqinë. Pala greke, ishte futur në territorin shqiptar dhe po tentonte të ndërtonte një kishë. Edhe këtë herë, ndërmjetësuesi për zgjidhjen e incidentit do të ishte Eqerem Shakaj.

Vitet e demokracisë, e gjetën kolonelin me kontribute e nderime të larta pa shtëpinë ku kishte jetuar prej 40 vitesh. Shtëpisë ku banonte, i doli pronari. Ai u hodh në rrugë, duke u ushqyer me paratë që fitonte nga mbledhja e rigonit dhe bimëve medicinale maleve të Shqipërisë, ndërsa për vite të tëra, ka shitur edhe gazeta në rrugët e kryeqytetit.

Mirëpo vdekja e bashkëshortes para një viti, e la kolonelin të vetëm e pa shtëpi. Ai u largua nga shtëpia ku qëndronte me qira dhe me fëmijët në kushte të vështira ekonomike, u detyrua të strehohej në Shtëpinë e të Moshuarve Kavajë. Ai, me lot në sy ka një apel për qeverinë, që vitet e fundit të jetës t’i kalojë në një banesë sociale.

Next Post
“Dyert e Turqisë janë të mbyllura për Greqinë”/ Erdogan bën deklaratën e fortë para Samitit të NATO-s: E anulova takimin me Mitsotakis

Erdogan shprehet optimist për një takim mes Putin dhe Zelensky

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com