Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të PD është zgjedhur Edi Paloka. 211 anëtarë prezent votuan dy kandidatët, Edi Paloka dhe Eleina Qirici.
Nga numërimi i fletëve të votimit, Edi Paloka rezultoi se kishte marrë 132 vota, ndërsa Eleina Qirici 79 vota.
Kujtojmë se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli. Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11 dhjetor, ku mori pjesë në Kuvendin e PD të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha./m.j