• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjidh Zanatin”, Manastirliu në Elbasan: 170 nxënës janë transferuar nga gjimnazet në shkollat profesionale

by A R
05/12/2023 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata e komunikimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Zgjidh Zanatin”, ka vijuar në qytetin e Elbasanit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkë me kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, deputetin dhe drejtuesin politik Damian Gjiknuri, kanë vijuar fushatën e komunikimit për promovimin dhe nxitjen e arsimit profesional me mësues, nxënës dhe prindër në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë për orientimin drejt arsimit profesional dhe nevojave që vendi ka sot në drejtim të profesioneve që kërkon tregu i punës.

“Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për më shumë zanatçinj, për më shumë kapacitete apo burime njerëzore të orientuara drejt profesioneve, drejt zanatit. Ka zhvillime të rëndësishme në disa sektorë, sikurse është turizmi, nga ana tjetër kemi një zhvillim të infrastrukturës publike, kemi një zhvillim të teknologjisë dhe informacionit, inovacionit që kërkojnë profesionistë”, tha ministrja Manastirliu.

Duke falenderuar të gjithë mësuesit për punën e tyre në këtë fushatë intesive komunikimi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit u shpreh se transferimi i nxënësve drejt shkollave profesionale do të vijojë.

“Nga nisma që kemi ndëmarrë për transferimin e nxënësve të klasave të 10-ta brenda muajit dhjetor, në gjithë vendin më shumë se 170 nxënës të janë transferuar nga gjimnazet drejt arsimit profesional”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja Manatirliu bëri me dije edhe risinë për informimin e prindërve lidhur me aftësitë apo prirjet e fëmijëve të tyre.

“Duke filluar nga viti që vjen, çdo prind, nëpërmjet sistemit SMIP, do të marrë në postën e tij, sugjerimin e vetë mësuesit se si ai vlerëson, që fëmija të ndjekë arsimin profesional apo atë të përgjithshëm, ku janë prirjet e fëmijëve apo ku duhet orientuar”.

Gledian Llatja, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit tha se zhvillimi i turizmit kërkon më shumë të rinj të formuar në zanate.

“Sot flasim për një mbështetje të qeverisë për arsimin profesional, kjo ka ardhur e nevojshme nga ekonomia. Kemi një rritje të turizmit dhe ne duhet të bëhemi gati për këtë”, tha kryetari i Bashkisë Gledian Llatja.

Duke ftuar nxënësit të orientohen drejt arsimit profesional, Drejtuesi Politik i PS-së në Elbasan, Damian Gjiknuri tha: “Gjithë kjo infrastrukturë që po investohet, duhen njerëz të zanatit që duhet t’i mirëmbajnë, sepse pas investimit duhet të mirëmbahen, ndaj dua t’ju bëj një ftesë të rinjve të fokusohen tek zanati”.

Në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan, është mirëpritur fushata “Zgjidh Zanatin” nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit, për orientimin drejt arsimit profesional, fushatë e MAS, e cila do të vijojë në të gjithë vendin.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 6 Dhjetor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

October 23, 2026
Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

October 23, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

October 23, 2026
Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In