• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjerohen mënyrat marrjes së shtetësisë shqiptare, mundësi për shqiptarët jashtë kufijve

by Ardit Rada
27/07/2020 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve ka miratuar të mërkurën nen për nen projektligjin për “Shtetësinë”, i cili ka zgjeruar mënyrat e fitimit të shtetësisë, duke i dhënë mundësinë dhe asaj pjese të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, e që dëshiron të ketë një lidhje të qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, gjatë punimeve në Komision, në mbledhjen e zhvilluar sot online, theksoi se ky ligj është ka përcaktuar kritere më të qarta, për fitimin e shtetësisë shqiptare, të cilat ndryshojnë në varësi të mënyrës së fitimit e të kategorisë së të huajve, duke përcaktuar kritere të ndryshme për refugjatët apo personat në mbrojtje plotësuese.

“Projektligji i propozuar ka zgjeruar mënyrat e fitimit të shtetësisë, duke parashikuar edhe fitimin e shtetësisë me origjinë, duke i dhënë mundësinë dhe asaj pjese të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, si pjesës që ka emigruar në mënyrë të hershme, por dhe të pjesës që ka emigruar pas ndryshimeve që ndodhën në vendin tonë, pas viteve ’90, e që dëshirojnë të kenë një lidhje të qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar, por që njëkohësisht kanë mbajtur e ruajtur lidhje gjuhësore, kulturore e të traditës me Shqipërinë”, – tha Voda.

“Në rastin e rifitimit të shtetësisë shqiptare janë përcaktuar kritere më të lehtësuara, duke qenë se personi ka qenë shtetas shqiptar dhe ndaj tij nuk mund të aplikohen kritere të njëjta me shtetasit e huaj, por, gjithsesi, duke respektuar parimin e mosdiskriminimit”, – tha Voda.

Lidhur me investuesit, Voda tha se, “projektligji parashikon dhe rregullon rastet e veçanta të fitimit të shtetësisë në rastet kur Republika e Shqipërisë ka një interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit, duke autorizuar rregullimin me akt nënligjor, pasi një gjë e tillë ka munguar, duke bërë që të mos ndiqet një procedurë e përcaktuar dhe e unifikuar për të gjitha rastet, në institucionet përgjegjëse”.

“Janë parashikuar kushtet për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare dhe, në veçanti, për fëmijën, siç është rregullimi i rastit të heqjes dorë për fëmijën me prindër të divorcuar. Në këtë rast, kërkesa për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare bëhet nga prindi, të cilit i është lënë përgjegjësia prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, duke zgjidhur problematikën e lidhur më pëlqimin e prindit tjetër, kur ai nuk gjendet apo “refuzon” dhënien e pëlqimit”, – tha Voda.

“Është parashikuar heqja e shtetësisë shqiptare në rastet kur shtetasi shqiptar që e ka fituar shtetësinë me natyralizim përkrah, kryen veprimtari apo është anëtar i organizatave, aktiviteti i të cilave synon cenimin e sigurisë kombëtare e të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë”, – tha ajo.

Voda tha se “për të zgjidhur çështjen e pashtetësisë në projektligj, por dhe për të lehtësuar kriteret për rifitimin e saj, është vlerësuar i nevojshëm përcaktimi i një afati për shtetasit shqiptarë që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër”.

“Nëse ata nuk e fitojnë shtetësinë e premtuar, duhet të paraqesin kërkesë për rifitimin e shtetësisë shqiptare brenda një afati të arsyeshëm, por jo më shumë se dy vjet nga heqja dorë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi nuk ka mundur të respektojë këtë afat, për shkaqe objektive. Në këtë rast, kushtet që duhet të plotësojë personi janë më të favorshme, krahasuar me shtetasit e huaj”, – tha Voda.

“Gjithashtu, për të zgjidhur çështjen e pashtetësisë, është parashikuar si dispozitë kalimtare dhe e drejta për të rifituar shtetësinë shqiptare mbi bazën e kërkesës së personave që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare para hyrjes në fuqi të këtij 6 projektligji dhe nuk kanë fituar shtetësinë e premtuar”, – shtoi Voda.

Voda sqaroi se për shtetasit nga Kosova është parashikuar gjithashtu që të kenë një lidhje origjine me vendin tonë deri në brezin e tretë.

“Shtetasit kosovarë janë bashkëkombësit tanë dhe me këtë projektligj mund të dukej sikur të gjithë mund të merrnin pasaportën shqiptare. Por, nuk është kështu. Pasi projektligji thekson se fitimi i shtetësisë për origjinën, duhet deri në shkallën e tretë, e kemi pasur deri në vijën e dytë, por tani është deri në vijën e tretë, por mbi bazë të origjinës të certifikuar si origjinë shqiptare, pra një shtetas kosovar duhet të vërtetojë që të ketë gjyshen apo gjyshin nga Shkodra, Kukësi apo nga qytete të tjera të Shqipërisë. Unë besoj se ka të tillë, ashtu si ka të tillë dhe në zonat e tjera në Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut”, – tha Voda.

Në vijim, Voda tha se Projektligji i propozuar është në harmoni me Konventën Europiane “Për shtetësinë”. “Për hartimin e këtij projektligji, grupi ndërinstitucional i punës ka studiuar legjislacionin ndërkombëtar, legjislacionin e disa shteteve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe legjislacionin kombëtar”, – tha Voda.

Komisioni i Ligjeve pas diskutimeve votoi nen për nen pr/ligjin për shtetësinë dhe tashmë diskutimet do të vijojnë në ditët në vijim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare si Komisioni përgjegjës për këtë ligj.

Next Post
Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin e shtyllën të një shtëpie, dy të plagosur në Berat

Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin e shtyllën të një shtëpie, dy të plagosur në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In