• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjerimi i BE, kreu i Këshillit Evropian: T’i japim mesazh të qartë ndaj Shqipërisë

by Java News
09/01/2020 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel kërkoi dërgimin e një sinjali të qartë e të bashkuar për procesin e zgjerimit ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit të tij me Kryeministrin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, kreu i Këshillit Europian, Michel tha se, “zgjerimi është një prej temave më të rëndësishme në axhendën e presidencës kroate”.

“Ne duhet të diskutojmë midis liderëve mundësinë për të modernizuar procesin e zgjerimit nga njëra anë dhe mundësitë që të japim me unanimitet, një sinjal të qartë për vendet e ndryshme si Shqipëria, apo si Maqedonia e Veriut. Ne do të përpiqemi në javët e ardhshme të vazhdojmë diskutimet në mënyrë që të jemi në gjendje të shprehim një pozicion të përbashkët europian,” – tha Presidenti i Këshillit Europian.

Kryeministri kroat Andrej Plenković thotë se Franca mund të ndryshojë qëndrimin mbi zgjerimin e BE-së përpara samitit të Zagrebit në maj.

Plenković tha se komisioneri i ri i Zgjerimit Olivér Várhelyi po punon mbi një dokument të ri për ndryshimin e metodologjisë së bisedimeve të pranimit, të cilën sipas burimeve diplomatike, Franca do ta pranojë.

Sipas kryeministrit kroat Plenković synimi kryesor u samitit të Zagrebit është shtimi i kontakteve midis anëtarëve të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate.

Para samitit të Zagrebit në maj ku do të diskutohet zgjerimi i BE-së, Komisioni Europian do të publikojë në shkurt një mini raport për Shqipërinë Maqedoninë e Veriut, shkruan “oranews”.

Ky raport vjen para prezantimit të metodologjisë së re të zgjerimit, që sipas burimeve diplomatike në Bruksel, pritet të miratohet në muajin mars.

Me këtë metodologji, presidenti francez Macron ka kushtëzuar dhënies e dritës së gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë samtit të Zagrebit. /e.s/

Next Post
E keni tepruar me alkoolin? Mjaftojnë dy lugë të vogla me mjaltë dhe dehja do ju kalojë si me magji

E keni tepruar me alkoolin? Mjaftojnë dy lugë të vogla me mjaltë dhe dehja do ju kalojë si me magji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com