Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës në rezidenccën e ambasadores amerikane, Yuri Kim.
Në rezidencë kanë mbërritur të parët, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ambasadori britanik, Duncan Norman, dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.
Gjithashtu, më pas në rezidencën e ambasadores Kim kanë mbërritur edhe deputetja Rudina Hajdari, si dhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili.
Dita e sotme shihet me tepër rëndësi për të arritur marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore, ku duket se pika e vetme pa dakordësi është administrata zgjedhore.
Kujtojmë që ambasadorja Yuri Kim ka lajmëruar mediat se në pasdite do të dalë në konferencë për të folur mbi Reformën Zgjedhore.
/e.rr