• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

by E S
22/02/2026 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dekadë më parë, Shqipëria ishte në lajme për çmimet e larta të biletave të avionëve, që ishin mesatarisht mbi 200 euro për një udhëtim vajtje-ardhje.

Në rajon, sidomos në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, hyrja e operatorëve me kosto të ulëta, kishte bërë që çmimet e biletave të ishin më të lira, edhe nën 100 euro.

Shumë shtetas shqiptarë nuk “përtonin” t’i hipnin makinës në grupe e të shkonin në Shkup, Podgoricë, apo dhe Prishtinë për të udhëtuar në Europë. Edhe agjencitë turistike e përdornin rajonin për udhëtime turistike, si në Barcelonë nga Shkupi, duke siguruar dhe transportin me autobus deri në aeroportin e shtetit fqinjë.

Tashmë situata ka ndryshuar tërësisht. Mund të ndodhë shpesh që në avion teksa udhëton nga apo drejt Rinasit të dëgjosh të flitet në gjuhën e Ballkanit, apo të hasësh shumë shtetas nga Kosova.

Udhëtarë nga Mali i Zi, Kosova, apo dhe Maqedonia e Veriut po përdorin tani Rinasin si një tranzit për të udhëtuar në Europë, duke shfrytëzuar afërsinë gjeografike, çmimet e lira dhe numrin e lartë të destinacioneve.

Sipas të dhënave zyrtare nga TIA, në vitin 2025 fluturuan nga dhe drejt Rinasit, 555 mijë shtetas nga rajoni, që përbëjnë rreth 5% të totalit të pasagjerëve, ose 12% të lëvizjeve nga ajri të shtetasve shqiptarë, sipas të dhënave nga INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”.

Në vend të parë ishin shtetasit e Kosovës, me 305 mijë, të ndjekur nga ata të Malit të Zi me 139 mijë dhe një tendencë në rritje në 2025-n ishin shtetasit nga Maqedonia e Veriut, me 111 mijë, me zgjerim prej 18% nga viti i mëparshëm.

Në fillim të vitit 2025, ne kemi pozicionuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si një nyje rajonale. Ky pozicionim erdhi si pasojë e numrit të madh të destinacioneve që ne ofrojmë, krahasuar me aeroportet e vendeve fqinje”, thotë Manjola Kaso, Drejtoreshë për Zhvillimin e Aviacionit dhe Marketing, e TIA-s.

“Elementi shtesë që na dallon është numri i lartë i frekuencave për destinacione kyçe strategjike si Londra, Roma, Frankfurti, Milano, Vjena, etj., duke u ofruar udhëtarëve fleksibilitet më të madh dhe mundësi më të mira lidhëse”, pohon ajo.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po shërben gjithnjë e më shumë si një portë e rëndësishme hyrëse për udhëtarët nga rajoni më i gjerë, përfshirë Kosovën dhe Malin e Zi. Ndërsa Shqipëria mbetet tregu kryesor, një pjesë gjithnjë në rritje e pasagjerëve vjen nga vendet fqinje, të tërhequr nga tarifat konkurruese, disponueshmëria e linjave dhe frekuenca e fluturimeve.

Kjo tendencë nënvizon rolin në rritje të Tiranës si një nyje rajonale e aviacionit”, thotë Ian Malin, drejtor komercial i “Wizz Air”, operatorit ajror më të madh në vend, me rreth 54% të tregut të fluturimeve.

Të dhënat rajonale tregojnë se “Tirana International Airport” është më i madhi në rajon, duke përpunuar 11.64 milionë pasagjerë në vitin 2025. Serbia, me aeroportin kryesor “Nikola Tesla” në Beograd kishte 8.9 milionë pasagjerë.

Në vend të tretë është Kosova me 4.6 milionë pasagjerë.

Pozicioni i Rinasit si një nyje rajonale pritet të përforcohet dhe më tej pas fillimit të lidhjeve direkte ndërkontinentale me Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që parashikohet të nisin në 2026-n. Krahas udhëtarëve vendas, treg i synuar janë dhe vendet e tjera të rajonit.

Kur do të fillojnë fluturimet me SHBA-në dhe Kanadanë

Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës po punohet vrullshëm për zgjatjen e rrugës përmes së cilës ngrihen avionët. Pista e aeroportit do të zgjatet në afërsisht 3,000 metra, duke e bërë të mundur operimin e linjave ajrore me fluturime të gjata ndërkontinentale, fillimisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

Manjola Kaso, Drejtoreshë për Zhvillimin e Aviacionit dhe Marketing, Tirana International Airport (TIA) pohon se duke filluar nga qershori 2026, Air Transat do të kryejë fluturime të rregullta javore të drejtpërdrejta drejt Torontos.

Lidhur me destinacionet drejt SHBA-ve, ajo shton se TIA është në bisedime intensive me të gjithë operatorët ajrorë që kanë kapacitetin për të ofruar këtë shërbim. Aktualisht fluksi vjetor i pasagjerëve drejt SHBA-së është mbi 300,000, pjesa më e madhe e të cilëve (95 mijë) udhëtojnë në Nju Jork dhe 45 mijë në Nju Xhersi.

“Megjithatë vlerësimet tona tregojnë se një lidhje e drejtpërdrejtë do ta shumëfishojë këtë kërkesë, veçanërisht duke marrë në konsideratë edhe kërkesat në rritje nga vendet e rajonit”, shton znj.Kasa./Marrë nga Monitor

Next Post
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

July 11, 2026
42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

July 11, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

July 11, 2026
Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

July 11, 2026
Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In