• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhorja” në karantinë nga Covid-19, Hajdari e shqetësuar: Ne s’merremi vesh në tavolinë, e jo më online

by Java News
17/03/2020 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka bërë që të shtyhet edhe Reforma Zgjedhore. Lajmi është konfirmuar nga bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, e cila tha se në varësi të situatës, reforma mund të shtyhet deri në fund të prillit.

Në një lidhje me Skype për Report Tv, ajo vuri theksin se nuk është hequr dorë nga kjo Reformë, por thjesht është shtyrë për shkak të pamundësisë për t’u takuar fizikisht.

“Afatet shtyhen për shkak të situatës së koronavirusit, është e pamundur që ne të takohemi. Kjo ka bërë që të shtyhen takimet deri në fund të prillit. ne kemi mbajtur kontakt se si do të vijojmë. Ekspertët po punojnë, thjesht kontakti fizik është pak i vështirë.

Ka pasur dakordësi nga opozita e bashkuar, por edhe nga Komisioni i Reformës Zgjedhore që ka një afat të caktuar dhe ne kemi vendosur për ta shtyrë. Duke parë në varësi të situatës, kjo nuk duhet të na ndalojë se është një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e negociatave”, tha ajo.

Sa i përket mundësisë për të zhvilluar takime online, Hajdari tha se është pothuajse e pamundur, pasi ka pasur vështirësi për të rënë dakordësi në tryzë ballë për ballë, e jo më online.

“Nuk mund të them që është përcaktuar një axhendë online, por kemi komunikuar me Whatsapp, por është pak më e vështirë, ne s’biem dot dakord në tryezë, e jo më online”, tha Hajdari.

Ajo ka shpjeguar edhe si është proceduar deri më tani në këtë komision të Reformës Zgjedhore. “Kur bëhen propozimet mbi bazën e metodologjisë. 80% e pikave janë ezauruar, kanë ardhur propozime. Pastaj ne u themi ekspertëve merrni këto propozime dhe punoni mbi to duke na dhënë variante të ndryshme.

Kështu kemi bërë mbi kuotën gjinore. Kemi pasur dy variante. 30% kuota gjinore ose një në tre kandidatë të jetë grua. Dhe pastaj ne zgjedhim, por në linjë me ndërkombëtarët”, tha ajo.

Sa i përket ndryshimit të sistemit, një nga kërkesat për të cilat Hajdari, si përfaqësuese e opozitës parlamentare, ka këmbëngulur më shumë, ajo tha se po merret shembull nga Kosova.

“Ekspertët po shohin hapjen e listave, propocional rajonal po me lista të hapura. Nëse kemi një variant propocional kombëtar me lista të hapura, që është mbështetur nga unë. Kur shikoj që ky sistem aplikohet në Kosovë dhe zgjedhjet shkojnë shumë mirë, mund ta marrim si shembull dhe zbaton një nga rekomandimet e OSBE-ODIHR”, sqaroi Hajdari. /e.s/

Next Post
Një lajm i mirë mes ankthit nga koronavirusi, Tiranës dhe Shkupit pritet t’i jepet drita jeshile për negociatat

Një lajm i mirë mes ankthit nga koronavirusi, Tiranës dhe Shkupit pritet t’i jepet drita jeshile për negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

February 10, 2026
Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

February 10, 2026
Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

February 10, 2026
Balla takim me ambasadorin britanik Nick Abbott: Diaspora shqiptate në Britani, urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve

Balla takim me ambasadorin britanik Nick Abbott: Diaspora shqiptate në Britani, urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve

February 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

“O idiotë të Hagës, UÇK-ja ishte ushtri, jo OJQ për të drejtat e njeriut!”

February 10, 2026

Antikorrupsioni i një opozite me Berishën në krye, Ahmetajn aleat dhe deputetë të flakurit nga drejtësia

February 10, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

Mesazhi i ambasadës së SHBA në Tiranë: Viza juaj mund të anulohet nëse arrestoheni për këto vepra penale

February 10, 2026
Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

February 10, 2026
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla paraqitet në SPAK: Ja akuzat ndaj tij

Kryebashkiaku Memolla do ta vuajë dënimin në burgun e qytetit të tij

February 10, 2026
U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In