• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhorja”/ Bylykbashi, përfaqësive diplomatike: Legjitimiteti i parlamentit dhe pushtetit lokal nuk ekziston

by Java News
04/03/2020 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i PD dhe i opozitës për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, identifikoi Edi Ramën si pengesën kryesore për zgjedhje me standarde demokratike.

Deklaratën Bylykbashi e ka bërë gjatë fjalës së tij në takimin që po mbahet me përfaqësues diplomatikë të vendeve të BE, Britanisë së Madhe, Zvicrës, SHBA , OSBE dhe ODIHR, të cilët marrin opinionet e palëve të përfshira në reformën zgjedhore.

Bylykbashi është shprehur se produkt i zgjedhjeve të vitit 2017 është parlamenti i dalë me votat e blera.

“Zgjedhjet kanë arritur nivelet më të ulëta në raport me standardet e OSBE. Nëse në 2009 zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të standardeve të OSBE, nga 2015-2019 raportet e ODIHR kanë si shqetësim prioritar shkeljen e standardeve bazë: lirisë dhe sekretit të votës, shitblerjen e votës, lirinë nga frika e ndëshkimit, ndarjen e shtetit nga partitë dhe fushën e barabartë të lojës.

Produkt i këtyre standardeve të dhunuara është parlamenti i dalë nga votat e blera dhe të dhunuara ne 2017 dhe pushteti vendor i emëruar nga Kryeministri në të gjitha bashkitë, emërim i ratifikuar me votim monist“, u shpreh Bylykbashi.

Më tej ai theksoi se, “Legjitimiteti i parlamentit dhe pushtetit vendor, dy mbajtësve të përfaqësimit demokratik me votë, nuk është thjesht i minuar, ai thjesht nuk ekziston. Parimet që kanë dështuar në zgjedhje janë parime kushtetuese.

Dhunimi i tyre masiv, në çdo vend normal do të çonte në anulim te zgjedhjeve ‎nga Gjykata Kushtetuese dhe sistemi gjyqësor. Por në Shqipëri asnjë gjykatë nuk ekziston apo nuk është e lirë nga presioni. Këtë e thotë ODIHR. Rënia e kësaj garancia nuk është vetëm rënie e shtetit të së drejtës, por e demokracisë përmes zgjedhjeve”.

g.kosovari

Next Post
Përsëritet situata/ Helmohen sërish nxënësit në Fier, 30 prej tyre përfundojnë në urgjencë

Përsëritet situata/ Helmohen sërish nxënësit në Fier, 30 prej tyre përfundojnë në urgjencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In