• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhorja”/ “Bashës i thashë bëj si të duash”, Rama: Nuk ka zgjedhje me këtë Kod, listat e hapura nuk janë çudibërëse

by Ardit Rada
10/06/2020 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama theksoi në fund të takimit me opozitën parlamentare se nuk beson që listat e hapura do të kenë një efekt çudibërës në procesin demokratik dhe se nuk do të kemi një 17 maj të dytë.

“E kuptoj që ka një opinion të gjerë që mendon se hapja e listave ka një efekt cudibërëse në procesin demokratik, unë nuk e besoj këtë se mendoj që nuk ka sistem ndër sistemet zgjedhore më demokratik se tjetri, janë të gjithë demokratike, çdo vend për zgjedhjen e vet. Përfytyroni që këta njerëz që janë në parlament vijnë nga lista e PD-së dhe simotrës vet të vogël, nëse lista do ishte e hapur zgjedhja do ishte mes atyre që janë këtu dhe atyre që janë jashtë. Kjo reformë duhej bërë më parë, me dy shkallë, duhet të bëhej marrëveshje për Kodin, dhe pastaj për kushtet e tjera. Me këtë Kod nuk shkojmë dot në zgjedhje sepse ka nevojë për ndërhyrje, ku kryesoja është që të ndërhyjmë në Kod për të garantuar ankimimin që sot ka rënë, prandaj duhet të kemi edhe konsensus të opozitës parlamentare. Kemi dakordësuar një marrëveshje, nuk është ajo që ne do të donim, por duke qenë se synimi kryesor i asaj tryeze ishte gjithëpërfshirja dhe hapja e një rruge dialogu dhe krijimi i mundësive dhe garancive për opozitën jo parlamentare që ka një psikozë që është e pangushëllueshme për zgjedhjet, atëherë ne pranuam që pasi topi shkoi në fushën e Bashës dhe nuk po dukej gjëkundi t’i themi bëje si të duash ti. Ishte surprizë kur tha që më e mira është kjo që kemi, se pastaj pse u bë e gjitha kjo dhe ky zinxhir cudirash, bëmash, krisjesh, kjo është histori tjetër. Ne duam që në atë marrëveshje ne jemi palë, që nuk jemi këtu për ta vënë në diskutim dhe për ta përmbysur, por për ta kaluar. Kuptohet që ne gjendemi midis dy zjarreve se kemi këtë marrëveshje dhe votimin në parlament, që kërkon më shumë se votat që ne i disponojmë. Zgjodha Bashën, jo opozitën, se jemi në këto kushte, kemi opozitën jashtë parlamentit që s’ka asnjë faktor dhe kemi një opozitë tjetër brenda. Nuk jam diktatori që imponohet për më tepër kur bëhet fjalë për gjëra që janë të lidhura me rregullat e lojës. Ne patjetër që mund të bënin një marrëveshje në parlament, më e mirë se ajo që kemi bërë me Bashën, se depolitizimi do na pëlqente edhe ne. Do ishte më e lehtë sot edhe me këta që janë këtu nëse do kishim depolitizimin se kanë të drejtë kur thonë se sistemi i komisioneve dhe partiak nuk i garanton aq sa duhet forcat e vogla. Basha unë i them bëj si të duash, ndërsa po ti them të njëjtën gjë i bie të kemi dy Kode të ndryshme ku zhvillohen dy zgjedhje, me gjithë respektin për Murrizin. Po t’u thoni këtyre që ngrini kartonin për të vrarë vetes, është ndoshta “shumë”. S’ka 17 maj të dytë”, tha Rama.

Next Post
Sekretari amerikan i Shtetit përshëndet marrëveshjen për Reformën Zgjedhore: Do të forcojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Sekretari amerikan i Shtetit përshëndet marrëveshjen për Reformën Zgjedhore: Do të forcojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dekretoi ligjin për pagat e magjistratëve, PD akuza Presidentit! Kaso: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

Dekretoi ligjin për pagat e magjistratëve, PD akuza Presidentit! Kaso: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

September 18, 2026
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

September 18, 2026
Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

September 18, 2026
“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

Qeveria e Malit të Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

September 18, 2026
Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

September 18, 2026
“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

September 18, 2026
Shtatori i drejtësisë

Jo në emrin tim!

September 18, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

September 18, 2026
“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

September 18, 2026
Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com