• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zgjedhjet/ Xhafaj: PS do të marrë shumicën e bashkive, Veliaj do fitojë mandatin e tretë

by A M
12/05/2023 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka shprehur bindjen se mazhoranca do të fitojë pjesën më të madhe të bashkive këtë të dielë.

Në një intervistë për Vizion Plus, Xhafaj ka deklaruar se qytetarët e Tiranës do t’i besojnë një mandat të tretë Erion Veliaj, e këtë ai e lidh me punët që janë bërë gjatë këtyre viteve dhe ndryshimin që ka pësuar kryeqyteti.

“PS ka pritshmëri të lartë në këto zgjedhje për të fituar shumicën dërrmuese. Kjo është e qartë se si e kemi qeverisur pushtetin vendor, dhe lidhet edhe me angazhimin e strukturave për ta përgatitur këtë proces elektoral. Unë do ftoja qytetarët të marrin pjesë masivisht në 14 maj të votojnë kandidatët e PS, për të ardhmen e tyre dhe vazhdimësinë e projekteve.

Votat për Erion Veliajn, për PS në këshillin bashkiak është votë ndëshkuese një pjesë të opozitës që nuk ofron asnjë gjë të re, por mungesën e shpresës dhe besimit dhe një marrëdhënie jo të shëndetshme me partnerët ndërkombëtarë.

Puna dhe rezultatet flasin vetë dhe ky është ccelësi për të pasur një votë të qëndrueshme në 14 maj. Është edhe angazhimi i strukturave hde të gjithë atyre që duan të votojnë Erionin si kryetar të bashkisë. Është e nevojshme të kemi këtë mazhorancë në këshillin bashkiak për tu dhënë jetë projekteve të projektuara”.

Xhafaj më tej tha se kjo është fushata më e qetë që ka pasur ndonjëherë, e për këtë meritat ja atribuon PS-së.

Ai shpreson që e njëjta situatë të jetë edhe ditën e zgjedhjeve, e më pas gjatë procesit të numërimit.

“Në vlerësimin tim, ky është një ndër proceset më të qeta elektorale.

Ka kandidatë, ka konkurrentë e alternativa, por ajo që është e rëndësishme, në territor unë konstatoj një marrëdhënie të qetë mes përkrahsve të forcave politike e uroj që kjo të jetë edhe ditën e votomit dhe numërimit, e ne të demostrojmë rezultate të larta.

Është meritë e PS sepse e ka orientuar fushatën në një komunikim të qetë, por besoj se është edhe meritë e demokratëve që po shfaqin po të njëjtin qëndrim në aktivitetin politik përkatës”.

 

Next Post
Tjetër rast për shitblerjen e votës, shoqërohet kryetarja e PD në Dibër/Publikohen pamjet

Tjetër rast për shitblerjen e votës, shoqërohet kryetarja e PD në Dibër/Publikohen pamjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In