• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet tona, si një monedhë e vogël në vazon bosh…

by Ben Andoni
26/04/2021 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kemi gdhirë një ditë të stërlodhshme, acaruar jashtëzakonisht ditët e fundit për shkak të ngjarjeve të paprecedenta ngado vendit. Shqipëria votoi për përfaqësuesit e saj por si zakonisht me malin e akuzave të palëve për njëra-tjetrën dhe me një demokraci, që lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar ende në vitin 2021. Ajo që kulmoi mbi vetë qëllimin e saj, si dita e vetme ku votuesi mbart momentin sublim të zgjedhjes për njerëzit përfaqësues, ishte gjuha e paprecedentë e njerëzve kryesorë të shtetit, që arritën të eklipsonin deridiku edhe vetë fushatën e opozitës, e cila ishte investuar si rrallëherë tjetër për ndryshimin. Gjithsesi do mjaftonin plagosja e Kavajës, vrasja e Elbasanit, ngjarjet e Dibrës, shfaqja e skuadriljes për Mbrojtjen e Votës, apatia e Drejtësisë, Divjaka, që t’i njollosnin paq këto zgjedhje dhe standardet, që paçka sesi do të konsiderohen nga OSBE/ODHIR, na treguan se Shqipëria nën drejtimin e dy forcave kryesore në vend, PS dhe PD është ende larg caqeve të duhura demokratike të zgjedhjeve normale. Aktet e dhunës, mënyra e paskrupullt sesi luftohet për votën tregon realisht se me pushtetin nuk lidhet thjesht standardi por mënyra e mbijetesës së elitës sonë politike pa skrupuj, si edhe një morie të frikshme militantësh parazitë, që jetojnë thjesht duke e shfrytëzuar shtetin.

Në një farë mënyrë kjo i ngjante një lloj terrori verbal që na tregoi se në çfarë niveli e kemi politikën tonë, por edhe faktin se deri ku mund ta menaxhojmë normalisht atë në një hapësirë demokratike, si ajo jona. Studiuesi Yuval Noah Harari në kapitullin kushtuar terrorizmit në “21 leksione për shekullin 21” nënvizon faktin sesi shtetet e Perëndimit arritën dhe e kanë reduktuar nivelin e politikës së dhunshme brenda hapësirës demokratike dhe njohjes së vijave të kuqe. Dhe, ndaj ndodh, duke iu referuar atij, që qytetarët e vendeve më të zhvilluara të Perëndimit mund të luftojnë për kontrollin e qyteteve, korporatave dhe organizatave madje edhe vetë qeverisë pa pasur nevojë për ndonjë forcë të armatosur. Si paradoksi shqiptar. Dhe po nga i njëjti autor thuhet se: komanda e trilionë dollarëve, miliona ushtarakëve kalon nga një grup politikanësh në tjetrin… por pa as edhe një të shtënë të vetme. “Si pasojë edhe aktet sporadike të dhunës politike që vrasin disa njerëz shihen si një kërcënim vdekjeprurës i legjitimitetit madje dhe për vetë mbijetesën e shtetit”, thotë Harari që shton se kjo është si një monedhë e vogël në një vazo bosh që bën shumë zhurmë.

Në fakt shembulli jepet për hapësira konfliktesh të mëdha dhe interesa tejet të tensionuara, ku në mes futet gjeopolitika dhe jo Shqipëria, ku interesi është thjesht zgjedhjet dhe mënyra sesi do të qeverisemi në katër vitet e të ardhmes tonë.

Shteti ynë na premton dhe të thotë vazhdimisht se do të ruajë sferën publike të lirë nga dhuna politike, por ajo që konstatojmë është se vazhdojmë të jemi të kërcënuar nga politika që i ka zgjatur duart kudo. Drejtësia e munguar, përdorimi i institucioneve, cinizmi i të fortëve, gjuha e ashpër që ka ardhur nga administrata e lartë e vendit, ashpërsia e politikanëve e bëjnë vendin tonë një hapësirë ku ende nuk njihen normat dhe deri vijat e kuqe më kryesore. Të vetmet rregulla janë ato që respektohen për shkak të frikës nga institucionet e huaja, bash ato të cilat e recetojnë ekonominë, që matin parametrat e demokracisë ose dhe më shumë akoma, që lidhen me zotimet e përfaqësimit tonë në NATO.

Po pse vallë nuk dimë të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe pse shteti ynë është kaq i ekspozuar ndaj të keqes?! Përgjigja e parë është e thjeshtë: jemi ende një vend me një demokraci hibride, që në fakt shikohet si një domen i partitokracisë së frikshme por edhe situatës së rëndë ku po kalon vendi ynë, me parametra që dobësohen dhe me vlera demokratike, që duan kohë të maturohen. Ndërkohë, rregulli kryesor i demokracisë, ku politika provohet në zgjedhje dhe palët respektojnë njëra-tjetrën për mbështetjen ende nuk funksionon si duhet në Shqipëri, përveçse shihet si revansh.  Dhe, ndaj në prag zgjedhje nga sëndukët e partive del rekuizita arkaike që veshin të fortët dhe ngjeshin parzmoret të ushtrojnë një lloj presioni mbi publikun, që në fakt e ka ditën e zgjedhjes si ditën e  vetme të shprehjes reale të vullnetit. Dhe, paradoksalisht, dhuna dhe ushtrimi i forcës në Shqipëri shpesh është mjeti për të treguar se vetëm ata që këlthasin mund të drejtojnë. “Aftësia për të prodhuar dhunë ishte bileta hyrëse në lojën politike dhe kujtdo që i mungonte kjo aftësi nuk kishte zë politik”, thotë Harari. Kjo e justifikon frikën që ngjallin të fortët por edhe idenë se pushteti u takon atyre që dinë ta ruajnë…deri edhe me grykën e pushkës do të shprehej dikur sistemi komunist.

Në ditët tona, shteti ynë përballë këtij tensioni përdor një element tjetër, që është kinse teatri i saj i sigurisë. Kjo bëhet duke siguruar qytetarët por edhe me heshtjen. Ashtu si shteti shqiptar pothuaj nuk dinte asgjë për strukturën e ashtuquajtur të Ruajtjes së Votave( u bë e njohur pas vrasjes në Elbasan) apo më shumë akoma që bënte të paditurin për marrjen e të dhënave tona. Të gjitha elementë, që duhej t’u jepej përgjigje prej strukturave të saj të sigurisë. Dhe, kjo nuk shikohet në ekranin e propagandës ashtu si u pa dhe u nëpërkëmb ngjarja e Kavajës dhe tragjikja e rastit të Elbasanit apo si u relativizua pa asnjë turp marrja e të dhënave. Dhe, shteti bëri një teatër të vërtetë qysh me sjelljen e presidentit, që belbëzonte kur kapej keq apo që shante me regjistër kundërshtarët; nga justifikimi cinik i kryeministrit Rama; shvejkizmi i Lulzim Bashës dhe më shumë se kaq nga retorika e përditshme e tyre. A ka një zgjedhje për këtë? Zgjedhjet na mësuan që duhet t’i harrojmë dhe të respektojmë rregullat e lojës, sepse vetëm ashtu kjo dhunë verbale dhe fizike, si në këto zgjedhje, do të dështojë. Qeveritë e këqija zgjidhen nga qytetarët e mirë që nuk votojnë, thotë një shprehje domethënëse amerikane, ashtu si duhet që njerëzit e politikës nuk duhet të përdorin frikën për fuqinë e idesë për ndryshimin.

“Ndërsa shoqëritë zhvillohen e kalojnë në dekadencë edhe gjuha njësoj bëhet më dekadente. Fjalët përdoren për të maskuar, jo për të ndriçuar veprimin: e njeriu çliron një qytet duke e shkatërruar atë. Fjalët të ngatërrojnë, kështu që në kohën e zgjedhjeve njerëzit do të votojnë solemnisht kundër… interesave të tyre”, shprehej shkrimtari Gore Vidal, kur i duhej të fliste dhe për zgjedhjet në vendin e tij.

Ashtu si ndodhi për fat të keq dhe këto zgjedhje, ku ne treguam se jemi ende shumë larg për ndryshimin e vërtetë demokratik me standarde, në mënyrë metaforike: jemi ende si ajo monedha e vogël në një vazo bosh që bën shumë zhurmë, por që nuk është se po e ndryshon dot aq shumë jetën e shqiptarëve. (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
Celibashi: Çfarë s’do të lejohet 4 muaj para zgjedhjeve, 4 milionë euro për kamerat në çdo qendër votimi

Paradokset e Lulzim Bashës ndaj Celibashit, të cilin e zgjodhi vetë kundër ish-ministrit të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In