• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet të dielën në Kosovë, aleancat dhe “beteja” për Prishtinën

by Java News
18/11/2017 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dielën në 19 komuna të Kosovës, përfshirë gjashtë qendrat e mëdha, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komunash. Komuna e Parteshit e banuar me shumicë serbe shkon në rivotim. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komuash të dielën votohet në 19 komuna nga 38 sa janë gjithsej në Kosovë.

Në këto komuna që përfshijnë edhe gjashtë qendrat më të mëdha të Kosovës, në zgjedhjet e 22 tetorit asnjë kandidat nuk e mori numrin e mjaftueshëm të votave mbi 50% të pjesëmarrjes sa janë të nevojshme për t’u zgjedhur kryetar në raundin e parë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në ditën e zgjedhjeve, do të jenë të hapura 614 qendra të votimit nga 899 sa ishin në raundin e parë.

“Këtë të dielë në raundin e dytë, zgjedhje mbahet në 19 komuna vetëm për kryetarë të komunave. Në një komunë në atë të Parteshit që janë konstatuar parregullsi në raundin e parë, do të rivotohet vetëm për kryetar të komunës.

Në 19 komunat e Kosovës, ku do të mbahet raundi i dytë, do të ketë 614 qendra të votimit, me gjithsej 1,777 vendvotime që do të hapen nga ora shtatë e mëngjesit deri në 19:00-h të mbrëmjes”, njofton zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Koalicione paraprake

Në zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit për kryetar komunash, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në 9 komuna, Lëvizja Vetëvendosje në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna, Aleanca Kosova e Re në një komunë, Nisma në një komunë dhe Alternativa në një komunë.

Partitë politike fazën nga raundi i parë i zgjedhjeve me 22 tetor e shfrytëzuan për të bërë koalicione në nivel lokal nga më të ndryshme. Gara më e fortë për kryetar komunash, parashihet të jetë në qendrat e mëdha, që janë, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Ferizaj, Gjilani dhe Mitrovica. Në Prishtinë për kryetar komune, garojnë (LDK-VV), në Prizren, (PDK-VV), në Ferizaj, (PDK-LDK), në Mitrovicë, (PDK-AKR), në Gjilan, (LDK-VV) dhe në Gjakovë (AAK-Alternativën).

Prezencë e vëzhguesve ndërkombëtarë

Ngjashëm si edhe në proceset zgjedhore paraprake, edhe në këtë raund zgjedhjet do të vëzhgohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe vëzhguesit e ambasadave të vendeve më të industrializuara.

Në raundin parë të zgjedhjeve të 22 tetorit, 19 komuna përfunduan procesin e zgjedhjes së kryetarit, ndërsa, për asamblistët komunalë procesi përfundoi në të 38 komunat e Kosovës.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi në 4 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në një komunë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 2 komuna. Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re, NISMA për Kosovën dhe Alternativa në raundin e parë nuk arritën të fitojnë asnjë komunë.

Lista Serbe ka fituar në 9 komuna të Kosovës. Në këto komuna të banuara më shumicë serbe, sipas raportit të vëzhguesve evropian, procesi nuk ka qenë tërësisht demokratik, sepse sipas tyre “ata kanë evidentuar presione tek votuesit që të votohet vetëm për një subjekt politik” në këtë rast për listën “Srpska”, që ka mbështetjen e qeverisë në Beograd. Qeveria e Kosovës këtë e cilësoi si një ndërhyrje të papranueshme të drejtpërdrejt të Beogradit në zgjedhjet lokale në Kosovë.(DW)

Next Post
FOTOT/ Ndërron jetë themeluesei i “AC/DC”, Malcolm Young

FOTOT/ Ndërron jetë themeluesei i “AC/DC”, Malcolm Young

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In