Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka komentuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend.
Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, Soreca shkruan se zgjedhjet u zhvilluan në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt.
Ai tërheq vëmendjen kur thotë se qeveria dhe opozita duhet të demonstrojnë pjekurinë politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog.
“Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt. Që të dy, qeveria dhe opozita duhet të demonstrojnë pjekurinë politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog “./l.m