• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ZGJEDHJET/ Sondazhi: PS merr shumicën, PD rritet në llogari të LSI-së!

by
24/04/2021 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë para Exit Poll-it, ky sondazh që tregon disponimin qytetar.

Rezultatet e dy palë zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, 2017 dhe 2013, sikurse edhe matjet e opinionit publik përgjatë këtij katërvjeçari, tregojnë një zhvendosje të elektoratit kah e majta, por edhe kah qendra. Për pasojë, ky proces shoqërohet me largim të elektoratit nga e djathta dhe sidomos nga partitë më të vogla.

Këtë trend e japin edhe të gjeturat e sondazhit të realizuar nga Albanian Post dhe Instiuti “Gani Bobi”, në javën e fundit të zgjedhjeve të 25 prillit. Në aspektin teknik, sondazhi është realizuar me mostër përfaqësuese për Republikën e Shqipërisë.

Rezultatet e sondazhit e konfirmojnë trendin e matjeve të realizuara në një qark kohor gjashtëmujor në dy rrafshe: në atë të besimeve dhe pritjeve të qytetarëve në raport me zhvillimet dhe po ashtu për sa i përket orientimit të tyre politik.

Shumica e qytetarëve vlerësojnë se standardi i tyre jetësor është përmirësuar ose ka mbetur i njëjtë, në raport me para katër vjetësh. Në pyetjen “Në krahasim me katër vitet e kaluara, çfarë mendoni rreth standardit tuaj jetësor?”, 28.7% e të anketuarve janë përgjigjur me “është më i mirë”, 40.1% kanë thënë se ka mbetur i njëjtë, 30.2% vlerësojnë se tani standardi i tyre është më i ulët dhe përqindja tjetër ndahet mes përgjigjeve “nuk e di” dhe “refuzoj/pa përgjigje”.

Mirëpo, në raport me të gjeturat e sondazheve të shkuara, ka lëvizje në pritjet e qytetarëve për standardin e tyre jetësor pas katër vjetësh. Shumica e të anketuarve, apo në shifra 52%, presin që standardi i tyre të jetë më i lartë pas katër vjetësh. Ndërkaq, 25.1% e respodentëve, në pyetjen “Çfarë mendoni se do të jetë standardi juaj pas katër vjetësh?”, janë përgjigjur me “i njëjtë”; “më i ulët” kanë thënë 7.8% dhe “nuk e di” kanë thënë 15.1% e të anketuarve.

Ndryshim në perceptimin e qytetarëve vërehet edhe në raport me vlerësimin e tyre për drejtimin në të cilin po lëvizë Shqipëria. Shumica e tyre, 55.% vlerëosjnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Ndërkaq, 33.6% e të anketuarve vlerësojnë se vendi po lëvizë në drejtimin e gabuar. Ky rezultat paraqet përmbysje, në krahasim me atë të matjeve të realizuara në periudhën gusht-shtator të vitit 2020.

Në lidhje me protestën e kontrollorëve të aeroportit “Nënë Tereza”, në pyetjen “A ishte qeveria fajtore sepse uli pagat e kontrollorëve në aeroport”, 48.5% e të anketuarve janë përgjigjur me “nuk pajtohem” apo “aspak nuk pajtohem” dhe 29.8% e tyre kanë thënë “pajtohem” apo “pajtohem plotësisht”. Të dyzuar janë deklaruar 14.5% e respodentëve dhe 7.2% e tyre kanë refuzuar të përgjigjen. Pra, në lidhje me këtë çështje shumica e qytetarëve kanë një mendim të qartë dhe nga ajo shumica, pjesa më e madhe e tyre vlerësojnë se protesta e tyre nuk mund të lidhet me uljen e pagave nga qeveria në relacionin shkak-pasojë.

Në tre pyetjet tjera që lidhen me këtë çështje, më shumë qytetarë kanë vlerësuar se opozita dhe presidenti i kanë manipuluar organizatorët e protestës dhe vet kontrollorët për përfitime zgjedhore dhe se qeveria ka vepruar drejt që i ka arrestuar kontrollorët të cilët ndërprenë punën duke bllokuar aeroportin.

Shumica e dërrmuese e qytetarëve, apo 70.1% e të anketuarve, janë shprehur të kënaqur me punën që ka bërë qeveria në vaksinimin masiv kundër virusit COVID-19. Vetëm 17.8% e tyre janë shprehur të pakënaqur; të dyzuar janë deklaruar 10.7% e të anketuarve dhe 1.4% e tyre kanë refuzuar të përgjigjen.

Përtej pritjeve, besimeve dhe vlerësimeve në raport me çështje, tema dhe zhvillime, përcaktimi i tyre në raport me zgjedhjet e 25 prillit po ashtu paraqet ndryshim të ndjeshëm pjesor, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 dhe ato të 2013-ës. Rezultatet e konfirmojnë trendin negativ për Lëvizjen Socialiste për Integrim, që del në sondazhet e realizuara për Qarkun e Beratit, Tiranës dhe Elbasanit.

Partia që udhëhiqet nga Monika Kryemadhi ka rënie për 12 pikë të përqindjes në krahasim me rezultatin zgjedhor të para katër vjetëve në nivel republikan. Pra, nga 14.28% sa kishte marrë më 2017, sondazhi e nxjerr në shifrën 2.7%. Nëse analizohen rezultatet e qarqeve dhe krahasohen me numrin e mandateve që kishte marrë para katër vjetësh, LSI-ja rrezikon që t’i humbasë 90% të mandateve në këto zgjedhje.

Partia Demokratike e cila në zgjedhjet e 2017-ës kishte marrë 28.85% të votave, në sondazh është alternativa politike e zgjedhur nga 40% e të anketuarve në mostër përfaqësuese për Republikën e Shqipërisë. Rrjedhimisht, nëse shikohet rënia e LSI-së dhe rritja e PD-së, mund të thuhet që pothuajse e gjithë vota e partisë së Monika Kryemadhit ka shkuar tek Lulzim Basha.

Në krahasim me zgjedhjet e shkuara nacionale, Partia Socialiste rezulton të jetë rritur për rreth tre pikë të përqindjes – më 2017, 48.34% e votuesve kishin zgjedhur partinë që udhëhiqet nga Edi Rama, ndërsa tani 51.2% e të anketuarve thonë se ajo do të jetë zgjedhja e tyre më 25 prill.

Ky rezultat reflektohet përgjithësisht edhe në vlerësimin e qytetarëve për liderët politik. Përderisa, 58.6% e të anketuarve kanë vlerësim pozitiv për Edi Ramën dhe gati gjysma e tyre, 33.7% e vlerësojnë pozitivisht Lulzim Bashën, për Monika Kryemadhin vlerësim pozitiv kanë vetëm 11.7% e të anketuarve.

Edhe këto rezultate janë të ngjashme me matjet e realizuara në nivel qarqesh dhe në nivel kombëtar, në gjashtë muajt e fundit. Të gjitha bashkë dhe një nga një e konfirmojnë që Partia Socialiste mbetet forca kryesore politike në vend.

Partia Demorkatike ka rritje të ndjeshme, kryesisht në kurriz të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është tkurrur në nivelin e partive të vogla që me vështirësi e kalojnë pragun zgjedhor.

Rezultatet e këtij sondazhi tregojnë se opozita nuk është më dypolëshe, por është e koncentruar rreth Partisë Demokratike, për shkak të që LSI ka pësuar pas djegies së mandateve, kundër këshillave të Bashkimit Evropian dhe pas refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2019, të cilat në ato kushte i pati fituar bindshëm Partia Socialiste. Përveç kësaj, LSI-ja ndjek edhe trendin ballkanik të tkurrjes së partive të vogla, sikurse ka ndodhur në Serbi, në Kosovë dhe që mund të vërtetohet në zgjedhjet e 25 prillit. (Albanianpost)

/b.h

Next Post
Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta e pranon: Partia Socialiste fiton 8 mandate në Vlorë!

"Për 48 orë vendoset rendi në Republikën e Shqipërisë", Meta: Çunat problematikë do të shkojnë në burg!

Comments 1

  1. A says:
    5 years ago

    Po shkelni heshtjen zgjedhore

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mësuesja në Kamëz tmerron nxënësit e klasës së parë: Ec moj ti, vrit veten aty! Uu të hëngërt dreqi, të hëngërt!

Mësuesja në Kamëz tmerron nxënësit e klasës së parë: Ec moj ti, vrit veten aty! Uu të hëngërt dreqi, të hëngërt!

May 5, 2026
Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: Me drejtimin tënd i dhe vlerë Kuvendit të Shqipërisë

Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: Me drejtimin tënd i dhe vlerë Kuvendit të Shqipërisë

May 5, 2026
Raporti i PE për Shqipërinë, Berisha: Dokument i qëndrimeve tona të drejta! Rama akuzohet për…

Raporti i PE për Shqipërinë, Berisha: Dokument i qëndrimeve tona të drejta! Rama akuzohet për…

May 5, 2026
Operacioni antidrogë në Elbasan e Librazhd, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

Operacioni antidrogë në Elbasan e Librazhd, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

May 5, 2026
Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

May 5, 2026
Nga informaliteti te rritja e të ardhurave nga TVSH/ Gati plani me 8 pika për sezonin turistik

Nga informaliteti te rritja e të ardhurave nga TVSH/ Gati plani me 8 pika për sezonin turistik

May 5, 2026
Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë

Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë

May 5, 2026
PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve  Servet Pëllumbi

PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve Servet Pëllumbi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama reagon me foton e protestës së 1996-s: Lamtumirë Profesor i dashur!

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama reagon me foton e protestës së 1996-s: Lamtumirë Profesor i dashur!

May 5, 2026
19-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në Greqi, rrëfimi i nënës: Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë

19-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në Greqi, rrëfimi i nënës: Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In