• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhjet s’kanë përfunduar” Meta: Kush e ka marrë mandatin me krime, s’ka të drejtë të ulet në Kuvend

by A R
08/05/2021 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi pas mbledhjes së parë të Komisionit Hetimor që do të hetojë nëse ai ka kryer shkelje kushtetuese apo jo.

Ai shprehet se të gjithë që kanë marrë mandat përmes krimeve zgjedhore duhet të ndëshkohen dhe nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend e të përfaqësojë popullin shqiptar.

Blushi vijon të përsërisë se procesi zgjedhor i 25 prillit akoma nuk ka përfunduar, ndërsa bën thirrje që të gjithë të ndihmojnë drejtësinë me fakte e të dhëna që zbardhin të vërtetat e këtij procesi.

Kujtojmë se Komisioni Hetimor u ngrit pas miratimit një ditë më parë nga Kuvendi me 97 vota pro dhe 6 kundër. Ndërsa pas përfundimit të hetimeve të komisionit, vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Postimi i plotë i Tedi Blushit:

Procesi zgjedhor i 25 prillit akoma nuk ka përfunduar.

Organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që merren me standardet e zgjedhjeve, përditë po reagojnë qartë për të vërtetën reale të këtyre zgjedhjeve.

Të gjithë jemi dëshmitarë se:

– Blerja e votës ka qenë një fenomen masiv;

– Qeveria përdori asetet dhe fondet publike në interes të saj politik në fushatë;

– Procesi i vaksinimit të popullatës u shfrytëzua në funksion të fushatës së partisë në pushtet;

– Të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën në mënyrë kriminale;

– Emigrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ju mohua padrejtësisht e drejta për të votuar;

– Lejet e legalizimit dhe shpërblime të tjera të kësaj natyre u dhanë për të siguruar votën e zgjedhësve;

– Kontratat e Koncesionit vërshuan lumë gjatë procesit zgjedhor;

– Fondet e rimbursimit për tërmetin u bllokuan për muaj me radhë, që të keqpërdoreshin dy ditë para zgjedhjeve.

Të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit.

Të gjithë duhet ta ndihmojmë drejtësinë me fakte e të dhëna, që zbardhin të vërtetat e këtij procesi.

Cilido, që ka kryer krime zgjedhore duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë.

Çdo kandidat, që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar.

Është tepër e rëndësishme, që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor. Çdo proces ankimor dhe kushtetues të shqyrtohet me objektivitet dhe paanësi.

Drejtësia duhet të funksionojë tani!

Kjo është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit dhe asnjë “shashkë”, që synon të shpërqendrojë fokusin nuk meriton asnjë sekondë vëmendje.

Next Post
VIDEO / Përmbyset kamioni dhe shpërthen në flakë, bllokohet rruga Tepelenë-Gjirokastër

VIDEO / Përmbyset kamioni dhe shpërthen në flakë, bllokohet rruga Tepelenë-Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In