• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/ Sa kushton procesi i 30 qershorit dhe sa para hidhen po u anuluan?!

by Java News
11/06/2019 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare investigoi procedurat e tenderave të realizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Në total, këto zgjedhje do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë 315 milionë lekë të rinj. Po nëse zbatohet dekreti i Presidentit Ilir Meta? Sërish e njëjta shumë! Por në këtë rast mund të konsiderohet si një dëm ekonomik, pasi paratë do të shpenzohen sërish për datën e re të zgjedhjeve.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Ilir Meta, zhdekretoi datën 30 qershor për zgjedhjet vendore. Përpos diskutimeve nëse ka shkelur apo jo Kushtetutën, votuesit shqiptarë janë më të dëmtuarit, nëse do hyjë në fuqi vendimi i Presidentit. Jo si votues, por si taksapagues. Prej disa muajsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore 2019. Janë bërë dhjetëra tenderë për fletë dhe kuti votimi, tabela të rezultateve, manuale trajnimi, për skanerë, për fletë votimi, për zarfe dhe dhoma të fshehta.

Gjithashtu, janë bërë gati edhe tenderët për vula dhe bojë, ndërsa pritet të merret me qira edhe një autobus.

Fiks Fare bëri një vëzhgim në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku KQZ-ja ka shpallur 16 tender në muajt shkurt dhe mars 2019. Në të gjitha rastet, paratë kanë ardhur nga buxheti i shtetit. Sipas dokumenteve, rezulton se tenderi për “shërbimin e asistencës për aplikimin e moduleve ekzistuese” do të kushtojë 6.2 milionë lekë të rinj.

Nga ana tjetër, blerja e kutive të votimit 4.4 milionë lekë. 1.1 milionë do të shpenzohen për marrjen e një autobusi me qira dhe 2.3 milionë për karburant. 1.1 milionë do shpenzohen për “telefoni fikse dhe internet për KZAZ-të”, ndërsa shërbimi për ngritjen e sistemit për regjistrimin, transmetimet online të procesit të regjistrimit të votave nga 90 VNV do të kushtojë plot 104 milionë lekë të rinj. KQZ ka akorduar 16.8 milionë për “prodhim të shtypshkrimeve” dhe 22.5 milionë për “tabelën e rezultateve dhe manualet e trajnimit”. 9 milionë lekë do të shkojnë për të “prodhuar dhomat e fshehta dhe kutitë e kartonit” dhe 11.5 milionë për prodhimin dhe afishimin e materialeve promocionalë.

KQZ ka akorduar 7.1 milionë lekë për të marrë me qira fotokopje për KZAZ-të dhe 12.4 milionë për bojën timbruese që hidhet në gishtërinjtë e votuesve. Ndërkohë, janë hapur tendera edhe për kodet e sigurisë me vlerë 26.2 milionë dhe për blerje kancelarish me vlerë 7.7 milionë lekë. Prodhimi i fletëve të votimit do të kushtojë 81 milionë lekë të rinj dhe 1.3 milionë kanë shkuar për të prodhuar spote mediatike. Në total, përgatitja e zgjedhjeve ka kushtuar plot 315 milionë lekë të rinj.

Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të lidhë kontratat me para me shoqëri që kanë dalë fituese. Lorena Mavriqi, juriste prokurimesh në KQZ, tha për Fiks Fare se të gjitha kontratat janë lidhur me operatorët fitues. Sipas saj, janë realizuar 16 tendera, ku 9 prej tyre janë bërë me negocim të drejtpërdrejtë me firmat private, duke qenë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të lidhur kontrata nëpërmjet tenderit normal.

“Janë lidhur të 16 kontratat. Nuk jam në gjendje të them për mënyrën e pagesës, por ju pohoj se çdo tender ka përfunduar” tha Mavriqi.

Fiks Fare ka siguruar disa dokumente nga mbledhjet e KQZ-së, ku ka pasur debate pikërisht për mënyrën e bërjes së tenderëve. Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, ka qenë kundër këtyre procedurave, ku ka bërë edhe shpjegimet përkatëse. Megjithatë, tenderët janë realizuar dhe kanë filluar edhe pagesat.

Në mbledhjen e fundit, kryetari Klement Zguri tha se dekreti i Metës është i ligjshëm. Por, përpos kësaj deklarate, deri më tani nuk ka asnjë urdhër prej tij për anulimin e tenderëve!

TENDERËT E KQZ PËR 30 QERSHORIN

  1. Objekti: Shërbim asistence për aplikimin e moduleve ekzistuese

Vlera: 6.250.000 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Blerje kuti votimi zgjedhore

Vlera: 4.416.667 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Autobus me qira

Vlera: 1.169.167 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Blerje karburant

Vlera: 2.375.000 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: telefonia fikse, internet për KZAZ

Vlera: 1.125.000 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Shërbim për ngritjen e sistemit për regjistrimin, transmetimet online të procesit

të regjistrimit të votave nga 90 VNV

Vlera: 104.347.400 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Prodhim i shtypshkrimeve

Vlera 16.807.500 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Tabela e rezultateve, manuale trajnimi

Vlera: 22.464.375 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Prodhim dhoma të fshehta dhe kuti kartoni

Vlera: 9.006.167 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Prodhim, afishim, materiale promocionale

Vlera: 11.420.667 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Fotokopje me qira për KZAZ-të

Vlera: 7.150.500 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Blerje bojë timbruese për zgjedhësit

Vlera: 12.395.833 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Blerje vula (kode) sigurie

Vlera: 26.250.00 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Blerje kancelari për zgjedhjet 2019

Vlera: 7.783.467 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Prodhim fletë votimi dhe maska për votuesit e verbër

Vlera 81.016.850 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

  1. Objekti: Prodhim të spoteve mediatike për edukimin, informimin dhe sensibilizimin e zgjedhësve

Vlera: 1.333.333 lekë

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit

TOTALI: 315.311.925 LEKË

Next Post
Elbasan/Granit Xhaka në stadium: Të ringrihet shpejt Shqiperia, tregon të ardhmen e Taulantit…

Elbasan/Granit Xhaka në stadium: Të ringrihet shpejt Shqiperia, tregon të ardhmen e Taulantit…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KQZ zbulon shifrat, ja sa qytetarë kanë votuar deri në mesditë në zgjedhjet në Kosovë

KQZ zbulon shifrat, ja sa qytetarë kanë votuar deri në mesditë në zgjedhjet në Kosovë

June 7, 2026
ARRSH hap procedurën për 6 mbikalime këmbësorësh në autostradën Tiranë–Durrës

ARRSH hap procedurën për 6 mbikalime këmbësorësh në autostradën Tiranë–Durrës

June 7, 2026
Policia del me njoftim zyrtar për vdekjen e ish-drejtuesit të Gardës: Flamur Kolmarku u gjet i mbytur në lumin Mat

Policia del me njoftim zyrtar për vdekjen e ish-drejtuesit të Gardës: Flamur Kolmarku u gjet i mbytur në lumin Mat

June 7, 2026
Ministri Nufi për Milot–Balldre: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Ministri Nufi për Milot–Balldre: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

June 7, 2026
Gjendjet i pajetë një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri Gardës! Autoritetet vijojnë hetimet

Gjendjet i pajetë një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri Gardës! Autoritetet vijojnë hetimet

June 7, 2026
Aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku, Policia zbardh detajet nga ngjarja

Aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku, Policia zbardh detajet nga ngjarja

June 7, 2026
SHBA rrëzon dronë iranianë, tensione në Ngushticën e Hormuzit!

SHBA rrëzon dronë iranianë, tensione në Ngushticën e Hormuzit!

June 7, 2026
Kina dhe Greqia rrisin bashkëpunimin në çështjet detare

Kina dhe Greqia rrisin bashkëpunimin në çështjet detare

June 7, 2026
Zyrtari i Trump, Grenell mbështet Ramën! Riposton deklaratën e kryeministrit për protestën në Tiranë dhe resortin në Zvërnec

Zyrtari i Trump, Grenell mbështet Ramën! Riposton deklaratën e kryeministrit për protestën në Tiranë dhe resortin në Zvërnec

June 7, 2026
Edi Rama: Po me Paketën e Maleve ç’kanë “flamingot e Bulevardit”?

Edi Rama: Po me Paketën e Maleve ç’kanë “flamingot e Bulevardit”?

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In