• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet reale përfundojnë më 25 korrik

by Mero Baze
15/06/2017 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nga mënyra se si po ashpërsohet beteja mes LSI-së e Partisë Socialiste nga një anë, dhe nga mënyra se LSI po flirton me Berishën, e po sulmon Bashën, rezultati final i këtyre zgjedhjeve, nëse Partia Socialiste nuk fiton pastër,  nuk del pas 25 qershorit, por pas 25 korrikut. Kjo, për shkak se për të vendosur me kë do jetë në qeveri Partia Socialiste, do të duhet të presë se kush do të jetë kryetar i PD dhe çfarë do të bëjë LSI me bllokimin e procesit zgjedhor.

Përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë arritur sot kulmin e tyre, kur kryeministri Edi Rama denoncoi publikisht me emra në mitingun e Sarandës, fenomenin e nepotizmit nga një bashki e LSI-së, ndërsa Gramoz Ruçi paralajmëroi Ilir Metën se mund të përballej me shkarkimin, nëse do të tentonte të destabilizonte procesin zgjedhor në vend.

Në përgjigje të tyre, Ilir Meta ktheu prozhektorët e tij nga Sali Berisha, duke lavdëruar bashkëpunimin me të dhe duke sulmuar Lulzim Bashën, si një lider që e drejton PD-në për interesa financiare.

E gjithë kjo vlen për të kuptuar se pas zgjedhjeve nuk ka shans të ketë koalicion mes PS dhe LSI, por dhe pak shanse që të deklarohet menjëherë aleanca mes PS e PD, nëse PS nuk fiton e vetme.

Ajo që LSI mund t’i bëjë procesit pas 25 qershorit, është zvarritja  e rezultatit zyrtar pas 24 korrikut. Duke forcuar shumë retorikën e fitores, si forcë e parë më 25 qershor, Ilir Meta synon të rrisë pritshmëritë e elektoratit të tij për fitore dhe kështu e ka më të lehtë retorikën e kontestimit dhe bllokimit të nxjerrjes zyrtare të rezulatit. Një fushatë ankimesh zyrtare të LSI menjëherë pas datës 26 qershor, mund ta  bllokojë nxjerrjen shpejtë të rezultatit zyrtar, dhe ta kalojë 24 korrikun, ditën kur Kuvendi i vjetër duhet të  mblidhet për t’u betuar presidenti.

Nëse nuk ka një trend të qartë të rezultatit për një shumicë të pastër nga socialistët, do të jetë ë e vështirë që të veprohet kundër Ilir Metës duke bojkotuar parlamentin, pasi vendi kalon në një situatë tërësisht jo kushtetuese, ku nuk ka më as të zgjedhur, as president, por vetëm një qeveri në detyrë.

Ky do të jetë skenari më i keq për pas-zgjedhjet.

Nga ana tjetër, dhe nëse nuk del fituese e pastër, Partia Socialiste do ta ketë të vështirë të deklarojë aleancë me PD-në e Lulzim Bashës, pasi fati i tij politik po ashtu varet më 22 korrik, kur duhet të bëjë zgjedhjet në PD. Kundërshtarët e tij thonë se do ta shkarkojnë atë nëse PD humbet, dhe duket se Ilir Meta po i shkel syrin Berishës ta bëjë këtë. E gjithë kjo vlen së paku që Edi Rama të mos deklarohet për aleancë me Bashën para zgjedhjeve brenda PD-së, pasi është një vendim që mund të ndikojë në zhvillimet në PD.

Duke qenë peng i javës së parafundit të korrikut, kur vendoset dhe fati i Presidentit, dhe fati i liderit të PD, Shqipëria ka mundësi të ketë një periudhë shumë të paqartë pas-zgjedhore, nëse PS nuk merr një fitore të pastër. Spiralja ku ka hyrë beteja elektorale dhe aleancat Meta-Berisha e Rama-Basha, nuk varen aq shumë nga rezultati i 25 qershorit, por nga rezultati i 25 korrikut, kur të jemi të qartë kush do të jetë president i Shqipërisë dhe kush do të jetë kryetar i PD.

Next Post
Dervishaj: Nga Nëntori nis firmosja e kontratave të performancës për ujësjellësat

Dervishaj i përgjigjet Mandisë: Do verifikojmë punësimet në Hekurudhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

February 18, 2026
Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

February 18, 2026
Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

February 18, 2026
Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

February 18, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

February 18, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In