• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet rajonale në Gjermani, shuplaka djegëse për Kancelaren

by Java News
13/03/2016 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sondazhet pas mbylljes së kutive të votimit flasin për sukses të konsiderueshëm të AfD së djathtë në zgjedhjet në të tria landet. CDU-ja e kancelares Merkel pësoi humbje. Kutitë e votimit në Baden-Vyrttemberg, në Rajnland-Pfalc dhe në Saksoni-Anhalt u mbyllën në orën 18.00. Më shumë se 12 milionë gjermanë patë mundësi të votonin për të zgjedhur parlamentet në tri lande.

Saksoni- Anhalt

Në bazë të sondazheve (exit-polls) pas mbylljes së kutive të votimit, partia e djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD fitoi 23 përqind të votave në landin lindor të Saksoni- Anhaltit. Me këtë ajo u bë partia e dytë pas CDU-së në pushtet. CDU-ja arriti të marrë 29 përqind. Partia Socialdemokrate, SPD, mendon se rrëshkiti në rreth njëmbëdhjetë përqind, pas Partisë së Majtë, e cila mendohet se mori 17 përqind të votave.

Infografik Landtagswahl Sachsen-Anhalt Englisch

Rajnland-Pfalc

Në Landin perëndimor të Rajnland-Pfalcit, SPD duket se do të vazhdojë të qendrojë edhe më tej në pushtet. Në bazë të sondazheve pas mbylljes së kutive të votimit, SPD besohet se ka marrë 37,5 përqind. Të Gjelbrit me vështirësi kanë arritur të kalojnë pragun e pesë përqindshit për të hyrë në parlament. Ndërsa AfD arriti të fitojë rreth njëmbëdhjetë përqind të votave.

Infografik Landtagswahl Rheinland-Pfalz Englisch

Baden-Vyrttemberg

Në bazë të të dhënave të para nga Baden-Vyrtembergu, partia e Gjelbër ka arritur të fitojë rreth 32 përqind të votave, ndërsa CDU-ja, e cila e ka drejtuar landin deri në vitin 2011, pësoi një humbje të madhe votash prej 11 përqind, duke marrë 27,5 përqind. AfD arriti të marrë 12, 5 përqind në këtë land, duke arritur vendin e katërt pas SPD, e cila ra në 13 përqind, nga 23 përqind në 2011-ën.

E ashtuquajtura “Super-E Diela” u konsiderua edhe si një votim për politikën e dyerve të hapura të Merkelit ndaj refugjatëve. Vitin e kaluar në Gjermani erdhën më shumë se një milion refugjatë.

Infografik Landtagswahl Baden-Württemberg Englisch

Kjo politikë ngjalli debate në opinionin publik gjerman dhe brenda CDU-së së Merkelit. Kancelarja vazhdoi t’i kundërshtojë masat si caktimi i një numri maksimal për refugjatët e rinj dhe ka mbështetur një plan për t’i shpërndarë refugjatët në 28 shtetet anëtare të BE.

CDU në vështirësi?

Sondazhet paraelektorake i kishin parashikuar humbjet për CDU-në dhe partnerin e saj të koalicionit qeveritar, SPD dhe forcimin e partisë populiste Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Në landin jugperëndimor të Baden-Vyrttembergut, CDU-ja e priste një humbje ndaj të Gjelbërve. Guido Wolf, kandidati kryesor i CDU-së në këtë land tha se fushata elektorale e këtij viti ishte “më e vështira” që ka pasur partia.

AfD merr mbështetje

Partia populiste e djathtë, AfD bëri fushatë mbi bazën e një platforme kundër migrantëve. Ajo u përpoq të marrë mbështetje nga votuesit e zhgënjyer nga qëndrimi i Merkelit ndaj refugjatëve.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere u pati bërë thirrje votuesve të mos e mbështesin AfD. “AfD nuk ka koncept politik dhe as kompetencë për të gjetur zgjidhje” për problemet e Gjermanisë, i tha ai gazetës “Die Welt.”

DW

Next Post

Kur Kastro Zizo bën filozofin pa folur fare (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In