• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet që ‘lëkundin’ themelet e Erdoganit, Turqia voton për presidentin e Parlamentin

by Java News
24/06/2018 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasit turq u janë drejtuar kutive të votimit që prej orës 8 të mëngjesit, me orën lokale, të kësaj të diele, në një palë zgjedhjesh presidenciale e parlamentare njëkohësisht, për të vendosur nëse do t’i japin presidentit Recep Tayyip Erdogan një mandat të dytë 5-vjeçar, në ato që shihen si zgjedhjet më të dyluftuara prej vitesh në vend.

Rreth 60 milionë turq janë me të drejtë vote në këto zgjedhje, nga ku do të zgjidhet presidenti i ri dhe legjislatura e re. Plot 6 kandidatë po garojnë për presidencën, e nëse njëri prej tyre fiton më shumë se 50% të votave, ai zgjidhet menjëherë. Nëse nuk e kalon këtë prag, atëherë dy kandidatët më të votuar do të përballen me balotazhin më 8 korrik.

Në zgjedhjet parlamentare, presidenti i AKP-së do të përballet me një sfidë të vështirë për të ruajtur shumicën në Asamblenë 600 anëtarëshe. Gara vë përballë koalicionin qeverisës përballë aleancës së partive opozitare.

Nëse Erdogani do të fitojë, ai pritet të adoptojë fuqitë e reja politike, të cilat sipas kritikëve do të dobësojnë regjimin demokratik të vendit. Por, ai përballet me një sfidë tejet të fortë nga kandidati i qendrës së majtë, Muharrem Ince, pjesëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP).

Turqia vijon të mbetet nën gjendje emergjence, të vendosur që prej përpjekjes së dështuar për grusht shteti në korrik të vitit 2016. Këto zgjedhje ishin parashikuar të mbaheshin në nëntor të vitit 2019, por u afruan në kohë nga vet Erdogani.

Kreu i shtetit turk dhe rivali i tij kryesor, Muharrem Ince, zhvilluan mitingje të mëdha gjatë së shtunës, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për ta, teksa secili prej tyre e quajti rivalin si “të papërshtatshëm” për të drejtuar Turqinë.

Ince, fushata e ashpër e të cilit ka rigjallëruar opozitën e demoralizuar turke, premton të zmbrapsë atë që ai e karakterizoi si rënie e vendit drejt regjimit autoritar nën drejtimin e Erdoganit.

“Nëse Erdogan fiton, telefonat tuaj do të përgjohen sërish… Frika do të vazhdojë të mbizotërojë”, tha ai përpara të paktën një milion njerëzve të mbledhur në Stamboll. “Nëse Ince fiton, gjykatat do të jetë të pavarura”.

Ince tha gjithashtu se, nëse zgjidhet, ai do ta heqë gjendjen e emergjencës brenda 48 orëve. Kjo gjendje i lejon qeverisë të anashkalojë Parlamentin për vendimmarrje të ndryshme.

Ndërsa në mitingun e tij, presidenti Erdogan – i cili ka qenë kryeministër për 11 vite përpara se të merrte postin e kreut të shtetit në vitin 2014, – përdori një metaforë të dhunshme për të përkufizuar shpresat e tij për fitore, teksa pyeti mbështetësit: A do t’u japim atyre një shuplakë otomane, nesër?

Ai akuzoi rivalin Ince, një ish-mësues dhe deputet prej 16 vitesh, se i mungon aftësia për të drejtuar. “Është gjë tjetër të jesh mësues fizike dhe komplet tjetër gjë të drejtosh një vend, – tha Erdogan. – Të jesh president kërkon një eksperiencë të jashtëzakonshme”.

a.ç

Next Post
DETAJE/ Mbajti peng djalin, i sëmuri mendor goditi me sëpatë edhe dy policë në Berat

DETAJE/ Mbajti peng djalin, i sëmuri mendor goditi me sëpatë edhe dy policë në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
Bislimi: Vetëvendosje ka një strategji destabilizuese ndaj Shqipërisë

Bislimi: Vetëvendosje ka një strategji destabilizuese ndaj Shqipërisë

July 13, 2026
Ndoka: PD të mos presë radhën e qumështit për të ardhur në pushtet, duhet të krijojë besim te qytetarët!

Ndoka: PD të mos presë radhën e qumështit për të ardhur në pushtet, duhet të krijojë besim te qytetarët!

July 13, 2026
Nga protestat në Tiranë, te “koka e Ramës” dhe “vdekja e Trump”, Çupi: Shqipëria në mes të luftës globale të Lindjes dhe Perëndimit!

Nga protestat në Tiranë, te “koka e Ramës” dhe “vdekja e Trump”, Çupi: Shqipëria në mes të luftës globale të Lindjes dhe Perëndimit!

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In