• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi/ 36-vjeçari nga Podgorica i jep fund epokës së Gjukanoviçit

by Java News
02/04/2023 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epoka e Presidentit aktual, Milo Gjukanoviç duket se ka ardhur drejt fundit, të paktën kështu tregojnë rezultatet paraprake të votave në raudin e dytë për zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi.

Sipas rezultateve primare nga raundi i dytë i zgjedhjeve në Mal të Zi, kandidati për president Jakov Milatoviç ka fituar ndjeshëm me 60% të votave, ndërsa Gjukanoviç me 39,2% të votave.

Pjesmarrja e malazezëve ka qenë sot e lartë. CDT njoftoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve votuan 70.7 për qind e votuesve ose rreth 383.300 qytetarë. Sipas të dhënave të CDT-së, kjo është një pjesëmarrje 7.7 për qind më e lartë krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve të 19 marsit.

Sipas rezultateve primare nga raundi i dytë i zgjedhjeve në Mal të Zi, kandidati për president Jakov Milatoviç ka fituar ndjeshëm me 60% të votave, ndërsa Gjukanoviç me 39,2% të votave.

Jakov Millatoviç është një politikan i ri 36 vjeçar nga Podgorica që i ka hyrë politikës vetëm tri vjet më parë kur u bë ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në kabinetin e Zdravko Krivokapiqit, kryeministrit të përshkruar si pro-serb në Mal të Zi.

Politikani i ri malazez që mund të bëhet president ka avokuar haptas për lidhje më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë.

“Mali i Zi dhe Serbia janë të lidhur nga historia e përbashkët, marrëdhëniet e mira e miqësia por edhe ekononomia… theksi duhte të jetë te përmirësimi i raporteve mes dy vendeve në të gjitha fushatat.” – ishte shprehur mes tjerash z. Millatoviç.

Megjithatë, ai është mbështetës edhe i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në vitin 2006 ka votuar për pavarësinë në referendum.

Bashkë me Milojko Spajiqin, ai kishte themeluar partinë “Europe Now!” (Evropë Tash) dhe siç shkruan REL, ata kishin demonstruar një zotësi për “thjeshtësime populiste”.

Spajiq dhe Millatoviç kishin marrë popullaritet të madh për shkak të një skeme reformash që kishte dyfishuar pagën minimale prej 222 në 450 euro duke e rritur kësisoji edhe pagën mesatare nga 530 në 670 euro.

Dhe, ishte Spajiq e jo Millatoviç ai që fillimisht kishte planifikuar që të garonte kundër Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale. Por, kandidatura e tij e mori teposhtëzen shkaku se kishte jetuar gjatë në Serbi dhe shkaku i dyshimeve se kishte shtetësi të dyfishtë.

Kësisoji, iu hap rruga Millatoviqit dhe tashmë ai ka marrë një mbështetje të madhe nga kundërshtarët e presidentit aktual që janë rritur ndjeshëm.

Gjukanoviq i mori vetëm rreth 36 për qind në raundin e parë të zgjedhjeve, ose gati 20 për qind më pak se që i kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2018. Millatoviç i kishte marrë rreth 29 për qind. Por, megjithatë ekziston një frikë e madhe se kjo epërsi e vogël tashmë është shkrirë dhe se Gjukanoviq mund të humbas zgjedhjet.

/s.f

Next Post
Tjetër aksident me vdekje në vend / Makina përplas motorin në Durrës dhe largohet nga vendngjarja

Tjetër aksident me vdekje në vend / Makina përplas motorin në Durrës dhe largohet nga vendngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In