• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet për kreun e ri të FRPD, Këlliçi kundër Bashës: Nuk e njohim këtë proces, ky s’është momenti për të uzurpuar institucionet. Ja pse u zemërua

by Java News
05/11/2021 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së garës për kryetar të ri të FRPD nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Këlliçi e ka konsideruar nul vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të zhvilluar zgjedhje brenda kësaj strukture.

Këlliçi tha se ky proces zgjedhjesh që pritet të zhvillohen është totalisht kundër statutit dhe synon uzurpimin e FRPD-së nga Basha. Sipas tij FRPD-ja ka votuar në mënyrë unanime kundër vendimit të marrë nga Basha. Ai shtoi se Partia Demokratike ndodhet në një situatë të vështirë dhe se nuk është momenti për të pasur akoma më shumë përçarje brenda partisë.

“Vendimi ynë që do t’ju bëhet dhe ju me dije është 100% kundër. Ne kemi detyrim statuor për të bërë më të mirën për të pasur një strukturë të rë. Çdo shtëpi ka themelet e saj dhe unë jam krenar për demokracinë tonë të brendshme. Në forumin rinor ka përplasje idesh, ka debate, por këtë proces nuk e njohim. Ne kemi persona në FRPD që janë diplomuar në 10 universitetet më të mira në botë dhe publiku nuk i njeh. Ky nuk është momenti për të uzurpuar institucionet,”- tha Këlliçi.

Kreu i FRPD është shprehur se vendimi i Bashës për riorganizimin e strukturave të FRPD-së ka ardhur menjëherë pasi i kishte konfirmuar Bashës pjesëmarrjen në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha që do të mbahet ditën e dielë.

“Vendimi erdhi pasi unë i konfirmova Bashës pjesëmarrjen në foltoren e të dielës. Që nga 10 shtatori PD është në një krizë të brendshme që duhet të marrë zgjidhje nga insitucionet e partisë me votë. Qëndrimi ynë unanim që është firmosur nga të gjithë anëtarët ka qenë i prerë se ne këtë proces nuk e njohim dhe kur të piqen kushtet ne kemi detyrim statutor të bëjmë zgjedhje. Çdo shtëpi ka themelet e saj dhe themelet e PD janë te forumi. Jam krenar për demokracinë tonë të brendshme. Vendimet përherë merren me votë. Vendimi për zgjedhjet në FRPD është nul pasi nuk është kompetencë e kryetarit”, tha Këlliçi.

Sot zyrtarisht, zyra e shtypit të PD-së njoftoi se Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat./m.j

Next Post
Doktori i Vdekjes, doktor i  Dashurisë!

Doktori i Vdekjes, doktor i Dashurisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com