E shtuna është dita e fundit e afatit për dorëzimin e kërkesave në garën për kreun e Partisë Demokratike dhe tashmë janë zyrtarizuar 4 kandidatë.
Mes kandidatëve zyrtarë është edhe kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kandidimin e zyrtarizoi edhe anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli. Ndonëse e cilësoi asimetrike garën, si rival i Lulzim Bashës tha se ndihej superior.
“Kryetari në detyrë, nuk del as nga zyra, dhe ka në dispozicion me mjetet që ishin menduar përballë kryeministrit Edi Rama. Përballë simetrisë morale, ndihem shume herë më superior para tij. Jam njeri që e mbaj fjalën, kam kontribuar, nuk kam tradhtuar kurrë PD”.
Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe grupimi për PD-në zyrtarizoi emrin e Edit’h harxhit ne garën për kreun e ri të PD-së.
Prej disa javës Harxhi I kërkon Lulzim Bashës dorëheqjen e parevokueshme, duke e ftuar të garantojë një proces transparent.
“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë duhet një reformim i thellë i PD-së si në vitin 1991, gara duhet te jete transparente dhe e barabarte”.
Krahas Harxhit, grupimi për PD-në paraqiti edhe kandidaturën e Ibsen Elezit. Por përfaqësuesit e këtij grupimi i kërkuan Kryesisë së Partisë Demokratike me qëllim krijimin e një gare të lirë e të ndershme disa kërkesa, mes të cilave edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Formularin e ka tërhequr edhe Lisandër Hoxha. Kandidaturat do të miratohen nga mbledhja e kryesisë së partisë./ b.h