• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet për Dibrën/ Shehu në Lurë premton investime serioze në infrastrukturë dhe turizëm

by Java News
29/08/2016 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu i shoqëruar nga deputetët Arben Imami dhe Gent Strazimiri u takua me banorë të Lurës nga ku premtoi rehabilitimin e infrastrukturës rrugore dhe investime për sjelljen e ujit të pijshëm. Kandidati i djathtë u tha banorëve se ka nisur diskutimet me institucione ndërkombëtare për të investuar në shtëpitë karakteristike të zonën, në mënyrë që ato të kthehen në një atraksion turistik.

“Që të vijnë investitorët këtu në radhë të parë duhet rruga. Rruga  që vjen nga Rrësheni dhe rruga nga Përlati, ju garantoj që do të fillojë brenda vitit. Dhe ju garantoj që vitin tjetër  deri në hyrje të urës së Lushës, siç i themi ne, do të fillojë asfaltimi dhe gradualisht edhe në krahun e Dibrës do të fillojë lidhja me asfaltin. Do të ketë një plan të zhvillimit urban.

Lura si një nga zonat më të bukura të Shqipërisë ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.”- tha Shehu.

Krahas infrastrukturës zoti Shehu theksoi se ka nisur diskutimet me institucione ndërkombëtare për të investuar në shtëpitë karakteristike të Lurës për t’i kthyer në destinacione mikpritëse për turistët.

“Lura ka edhe traditën familjare, kështu që këto kulla meritojnë që të jenë mikpritëse. Unë kam vënë kontaktet që tani me Agjencinë Gjermane për Zhvillim, ajo ka një program për turizmin familjar që ka filluar nga zona e Korabit, do ta sjellim edhe këtu në Lurë.”- tha kandidati i djathtë./java/a.k

Next Post
Merkel: E papranueshme të refuzohen refugjatët myslimanë

Merkel: E papranueshme të refuzohen refugjatët myslimanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com