• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/ PDK kërkon rinumërim: Shumë vota i kanë shkuar subjekteve të tjera

by Java News
08/10/2019 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Kosovës, dje pas dite ka dorëzuar një ankesë në PZAP, për arsye se pretendon që kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Mul Desku kryesues i Panelit Zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP).

Sipas tij në PZAP, dje pasdite PDK ka dorëzuar një ankesë me anë të së cilës po pretendon se kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave, por nuk ka dhënë ndonjë detaj se çfarë ka kërkuar saktësisht PDK’ja përmes asaj ankese shkruan Gazeta Express.

“Jemi në dijeni se dje ka ardhur një ankesë nga ky subjekt politik. Deri më tash kaq mund të them, nuk kemi asnjë informacion rreth pretendimeve të ankesës së kësaj partie”, ka thënë Desku për Express.

Sipas tij tashmë PZAP është duke u marrë me ankesën e PDK-së, megjithatë Desku thotë se nuk mund të konfirmojnë asgjë nëse qëndron diçka prapa pretendimeve të PDK’së për parregullsi.

“Deri atëherë nuk mund të konfirmojmë se qëndron diçka prapa pretendimeve” ka thënë Desku.

Ndërkohë Betim Gjoshi përfaqësues i PDK’së në KQZ, në një prononcim për Gazetën Express ka konfirmuar se kanë kërkuar rinumërim, pasi pretendojnë që rreth 1000 vota të PDK’së janë bartë tek partitë tjera, si pasojë e një defekti në forumlarët e KQZ’së.

“Realisht nuk  jemi anku për shkak të parregullsive. Por KQZ rezultatin e formularëve e ka shtypur në 24 rubrika e kanë qenë 25 parti. Ka disa raste që votat tona janë bartë tek subjektet e tjera dhe kemi kërkuar rinumërim që votat me u kthy në vend të vetin, asgjë tjetër. Na kemi kërkua që me u rinumërua që me na u kthy rezultati.”, ka thënë Betim Gjoshi për Gazetën Express.

Gjoshi pretendon që rreth 1000 vota të PDK’së kanë shkuar tek subjketet tjera.

Ndërkohë në KQZ tashmë procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit kur kanë mbetur pa u numëruar edhe më pask se 2 përqind të votave. LVV ka dalë e para, LDK’ja e dyta ndërkohë PDK’ja e Kadri Veselit e treta. Veseli në një konferencë për media në orët e vona të 6 tetorit e ka pranuar humbjen dhe ka thënë se partia e tij do të shkojë në opozitë.

g.kosovari

Next Post
Kujdes, dikush po iu fotografon/ Policia masa për të ndëshkuar shoferët që s’respektojnë sinjalistikën

Policia e Elbasanit kontroll blic/ 3 drejtues të ndaluar, ndërsa 73 janë ndëshkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In