• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zgjedhjet, PD në Kamëz: Nisi terrori policor mbi qytetarët

by
23/05/2015 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë për dhunë dhe presion policor mbi qytetarët, në prag të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.

Këtë radhë është dega e PD në Kamëz e cila akuzon se një 14 vjeçar me iniciale A.I është shoqëruar në polici mbrëmë nën presion dhe i pashoqëruar nga prindi apo psikologu.

Por jo vetëm kaq, por sipas policisë, 2 orë më vonë është shoqëruar në komisariat edhe babai i tij Demir Isha i cili pas 2 orësh është shkarkuar nga puna.

Dhe sipas selisë blu të Kamzës, qeveria përmes shtetit policor po kërkon të ushtrojë presion mbi qytetarët.

“Mbreme rreth ores 19:00 eshte shoqeruar ne Komisariatin Nr.5 14-vjeçari me inicialet A. I, Shoqerimi i tij eshte kryer nga forcat e policise duke e marre nga banesa e tij per ne komisariat i pa shoqeruar nga prindi apo psikologu. Minoreni eshte mbajtur ne Komisariat i vetem deri ne oren 21:00 ore ne te cilen eshte shoqeruar edhe i Ati i tij. Pasi eshte marre ne pyetje dhe ne kushtet e presionit psikologjik ne oren 23:00 eshte liruar ore ne te cilen me nje telefonate te drejtorit te shkolles 8-vjecare Elez Isufi Bathore i eshte komunikuar Largimi nga Puna ku punonte si roje shkolle babai i monorenit z. Demir Isha. Partia Demokratike dega Kamëz dënon presionin policor që është ushtruar ndaj një minoreni dje në Kamëz. Forcat policore të komisariatit nr. 5 në Kamëz kanë ndaluar një 14-vjeçar me inicialet. A. I., pa praninë e prindërve dhe pa praninë e psikologut, në rrethana të paqarta dhe kundërligjshme. Në këtë mënyrë, kur sapo ka filluar fushata elektorale, shteti policor i Edi Ramës dhe i Saimir Tahirit kërkojnë me çdo kusht të kontrollojnë përmes dhunës policore qytetin e Kamzës, duke u bërë presion qytetarëve. U bëjmë thirrje uniformave blu të komisariatit nr. 5 në Kamëz të zbatojnë ligjin, të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhen vegla të politikës, pasi për çdo veprim arbitrar do të përgjigjen para ligjit. Besojmë dhe shpresojmë që uniformat blu të komisariatit nr.5 do të jenë garante të ligjit dhe jo palë në këtë proces zgjedhor.” thuhet në komunikatën e PD

Next Post

Martohet në SHBA homoseksuali i parë kosovar: Është dita më e lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com