Ambasadori i SHBA dhe paraardhësi i tij janë parë ditën e sotme në ambientet e godinës së Kuvendit, ndërsa janë takuar me Ilir Metën.
Takimi me kreun e Kuvendit vjen pas atij me Lulzim Bashën po ditën e sotme.
Mendohet se në fokus të takimeve janë zgjedhjet e 18 qershorit, të cilat opozita ka deklaruar se do t’i bojkotojë.
Ndërkohë ish-ambasadori Arvizu, që aktualisht punon në Departamentin e Shtetit, ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme.
Më herët mediat raportuan se po sot pritet një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. /b.d