• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Pjesëmarrja deri në orën 18:00 është rreth 41%

by B K
11/05/2025 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri. Procesi po vijon normalisht, pa probleme dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00. Pas kësaj ore, do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit.

Deri në orën 17:00, KQZ raporton se pjesëmarrja në votim ishte 38.57%.

Sipas të dhënave kjo pjesëmarrje deri në këtë orë është më e lartë se ajo e zgjedhjeve lokale të 2023, por më e ulët nga zgjedhjet parlamentare të 2021.

Shifrat e KQZ për pjesëmarrjen në votime janë marrë nga përpunimi i të dhënave nga gjysma e qendrave të votimit.

Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit; Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit. 245 935 shqiptarë në diasporë u regjistruan për të votuar.

Në rang vendi, vetëm në njësinë nr. 10 dhe në bashkinë Vorë, votimi do të bëhet në mënyrë elektronike. 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë. 1,081 personave ju është hequr e drejta e votës, për shkak të dekriminalizimit, që nuk lejon të votojnë persona që kanë kryer një sërë krimesh të rënda.

Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme. Secili subjekt zgjedhor ka në garë 186 emra të shpërndarë sipas qarqeve. 2046 persona janë kandidatë për parlamentin e ardhshëm, për të zënë 140 karrige Kuvendore. Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë kandidat i pavarur.

Kandidatët janë në dy grupe: lista e mbyllur, të cilët janë të privilegjuar dhe do të fitojnë të parët mandat sipas radhës që ka përcaktuar partia, dhe lista e hapur,.

Kryesocialsiti Edi Rama kërkon mandatin e katërt nën udhëheqjen e PS, ndërsa PD me aleatët, të udhëhequr nga Sali Berisha nën koalicionin “Shqipëria Madhështore” kërkojnë të rikthehen në pushtet pas 12 vitesh në opozitë. Në garë janë edhe 9 subjekte të tjera, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, ⁠Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës, ⁠PSD e Tom Doshit, Shqipëria Bëhet, Lapaj-Shabani, ⁠AKSH, Elena Kocaqi, ADR, Edmond Stojku, Partia Atdheu, ⁠Mundësia – Agron Shehaj, Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”- Shehi-Alibeaj.

RAPORTIMI I KQZ ORË PAS ORE

 

-Ora 18:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 18:00 ka qenë 40.89%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3899 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 1.025.997 nga 2.620.347 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 16:00, përqindja e votuesve ka qenë 43.89%.

 

-Ora 17:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 17:00 ka qenë 38.57%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2895 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 752284 nga 1950290 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 17:00, përqindja e votuesve ka qenë 43.89%.

-Ora 16:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 35.83%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2480 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 598276 nga 1669851 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 16:00, përqindja e votuesve ka qenë 41.25%.

-Ora 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00.

Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 32.96% nga 2266 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 2.8% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 15:00 ka qenë 38.6%.

-Ora 14:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 14:00 ka qenë 30.14%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3242 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 654480 nga 2171398 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 14:00, përqindja e votuesve ka qenë 35.62%.

-Ora 13:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 13:00 ka qenë 27.09%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3331 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 607717 nga 2243676 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 13:00, përqindja e votuesve ka qenë 31.52%.

-Ora 12:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 12:00 ka qenë 23.03%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3621 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 557424 nga 2420450 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 12:00, përqindja e votuesve ka qenë 27.24%.

-Ora 11:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 11:00 ka qenë 17.38%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3207 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 372508 nga 2143866 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 11:00, përqindja e votuesve ka qenë 20.81%.

-Ora 10:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 10:00 ka qenë 13.54%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 1983 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 179346 nga 1324516 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 10:00, përqindja e votuesve ka qenë 16.66%.

-Ora 09:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 09:00 ka qenë 4.84 %.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 976 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 31939 nga 659620 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 09:00, përqindja e votuesve ka qenë 8.03%.

– Ora 08:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 08:00 ka qenë 1.81%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 937 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani është votuar 11601 nga 641108 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 08:00, përqindja e votuesve ka qenë 3.37%.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

******

Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.

Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha
Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori
Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani
Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa
Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj
Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi
Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku
Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi
Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj
Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi

Next Post
Zgjedhjet/ Gonzato në Fier e Durrës: Kemi informacion për aktivizim të grupeve kriminale

Zgjedhjet/ Gonzato në Fier e Durrës: Kemi informacion për aktivizim të grupeve kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon Garda Revolucionare e Iranit: Rrëzuam një avion izraelit, pilotin e kemi kapur rob!

Reagon Garda Revolucionare e Iranit: Rrëzuam një avion izraelit, pilotin e kemi kapur rob!

June 13, 2025
Ministri i Jashtëm i Iranit: Thirrjet për vetëpërmbajtje janë të pajustifikuara

Ministri i Jashtëm i Iranit: Thirrjet për vetëpërmbajtje janë të pajustifikuara

June 13, 2025
Bien çmimet e naftës, SHBA shton prodhimin e naftës bruto

Nafta dhe gazi më të shtrenjtë, sa kushton lufta mes Izraelit e Iranit. Rreziku i bllokimit të Hormuzit

June 13, 2025
Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

June 13, 2025
Trump, komunikim urgjent me princin saudit: T’i ulim tensionet Izrael-Iran përmes diplomacisë

Trump, komunikim urgjent me princin saudit: T’i ulim tensionet Izrael-Iran përmes diplomacisë

June 13, 2025
Panik në Wall Street, aksionet amerikane bien ndjeshëm pas hakmarrjes së Iranit

Panik në Wall Street, aksionet amerikane bien ndjeshëm pas hakmarrjes së Iranit

June 13, 2025
VIDEO / Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit! Disa izraelitë të plagosur

VIDEO / Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit! Disa izraelitë të plagosur

June 13, 2025
Izraeli goditi “zemrën” e komandës iraniane! Kush janë viktimat e sulmit

Izraeli goditi “zemrën” e komandës iraniane! Kush janë viktimat e sulmit

June 13, 2025
SHBA ndihmon Izraelin në neutralizimin e raketave dhe dronëve. Netanyahu mesazh iranianëve: Çohuni kundër regjimit tuaj shtypës!

SHBA ndihmon Izraelin në neutralizimin e raketave dhe dronëve. Netanyahu mesazh iranianëve: Çohuni kundër regjimit tuaj shtypës!

June 13, 2025
“S’ka mëshirë ndaj zionistëve”, Katz i përgjigjet Iranit: E shkelët vijën e kuqe, goditët civilët

“S’ka mëshirë ndaj zionistëve”, Katz i përgjigjet Iranit: E shkelët vijën e kuqe, goditët civilët

June 13, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com