• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në UT/ Rama: Nuk mbështesim asnjë kandidat, s’ka më pazare mbi arsimin

by Java News
19/04/2016 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është referuar debateve të fundit për zgjedhjet e drejtuesëve të Universiteteve të Tiranës, duke u shprehur me bindje se, as qeveria apo PS, nuk kanë bërë asnjë lloj ndërhyrje në këto zgjedhje për të cënuar procesin. Kryeministri Rama shtoi se historia e pazareve mes qeverisë dhe drejtuesëve të universiteteve ka mbaruar.

“Ne kemi bërë reformë dhe sic cdo reformë ka patur dhe kondensatorë! Rregullorja e zgjedhjeve është hartuar si asnjëherë më parë, në konsultim me të gjithë dhe është produkt i një marëdhënie të re mes Ministrisë së Arsimit dhe botës akademike. Së dyti, si asnjëherë më parë, ankimimet kanë qenë zero, dhe procesi sipas të gjitha informacioneve ka ecur normalisht. Sia asnjëherë më parë qeveria dhe PS nuk kanë ndërhyrë në asnjë moment dhe nuk kanë vënë gishtin për të drejtuar votën, për ta orientuar apo për të influencuar votën mbi një kandidat.

Nuk ka kandidat të PS në asnjë nga garat që zhvillohen në të gjithë ruzullin e botës universitare në Shqipëri. Janë kandidatë të universitetit, që përfaqësojnë vetveten dhe të gjithë janë të barabartë në këndvështrimin tonë. I takon atyre që zgjedhin që të bëjnë zgjidhjen e tyre, duke patur parasysh se nuk po zgjedhin një parti, një deputet, një kryetar bashkie, por po zgjedhin personat që do të cojnë përpara reformën, duke i dhënë cilësi autonomisë universitare. Nuk ka më një Pazar, pas të cilit janë bërë gjithfarë lloj historish! Autonomia fillon nga zgjedhjet.”- tha Rama.

Gjatë përurimit të pjesës së re të korpusit qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, ministria e Arsimit Lindita Nikolla vlerësoi foli edhe për rastin e kërcënimit të kandidatit për rektor në UT, Mynyr Koni.

“Kam marrë shumë telefonata se pse Edi Rama, unë dhe PS po i lëmë zgjedhjet në rrjedhën e tyre të lirë, pse qeveria nuk ndërhyri për të zëvendësuar rektorët. Ne nuk ndërhymë se jemi të vendosur ta largojmë politikën nga arsimi. Kjo është gara më model që do të impaktojë nesër edhe shoqërinë shqiptare. Qeveria kritikohet se nuk ndërhyri në zgjedhjet universitare, nuk pati asnjë ndryshim të rregullores, ka zero ankimime apo parregullsi, por ne nuk bëjmë sikur nuk pamë e dëgjuam, sikur nuk komunikojmë me çdo problematikë. Vetëm 3 ditë më parë një ngjarje e shëmtuar u bë fakt në komunikimin tonë. Falë ndërhyrjes së qeverisë shqiptare, ministrisë së Brendshme, drejtësia po vendos për ata që guxuan të cënonin autoritetet e sistemit arsimor. Detyra jonë është të vijojmë garën që do finalizohet me zgjedhje të ndershme nesër. Përmbylleni këtë garë model me sukses. Kjo është gara e parë ku qeveria dhe politika nuk ndërhyri”.- tha Nikolla.

Next Post

Sëmundjet që shkakton mungesa e vitaminës D

Comments 1

  1. ani says:
    11 years ago

    Kush te beson tani kur cfare nuk na kane pare syte ne keto 3 vjert…………………………………Ku ka lek vetem politika me emnyrat e saj fut hundet……………….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In