• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Twitter, Facebook, Google masa strikte për keqinformimin

by Java News
03/11/2020 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa votuesit amerikanë presin rezultatet që do të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm, Twitter, Facebook, Google dhe firma të tjera në internet do të jenë të zëna duke bërë diçka tjetër: monitorimin i faqeve të tyre dhe marrjen e vendimeve për të përcaktuar se cilat postime janë pjesë të fushtave të keqinformimit dhe kur duhet të ndalohen.

Pas zgjedhjeve të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilave firmat e internetit u kritikuan për lejimin e aktorëve të sponsorizuar nga të huaj të përdorin rrjetet e tyre për të përhapur dezinformata, ato u zotuan të ndërmarrin hapa për të mbrojtur më mirë faqet e tyre.

Menjëherë pas fillimit të pandemisë së koronavirusit, kompanitë filluan të trajtonin më drejtpërdrejt dezinformatat në lidhje me krizën shëndetësore, thonë vëzhguesit, dhe përdorën mënyra më të automatizuara për të monitoruar përmbajtjen, si inteligjenca artificiale.

Këto praktika tani po përdoren në përpjekjet për të trajtuar dezinformimin që lidhet me zgjedhjet, tha Spandana Singh, një analiste e politikave në Institutin e Teknologjisë së Hapur të Amerikës së Re.

“Një numër politikash dhe praktikash që ato miratuan për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara erdhën kryesisht nga mësimet e nxjerra në përgjigjen e tyre ndaj keqinformimit në lidhje me COVID-19”, tha ajo.

Tani që kanë sinjalizuar më shumë gatishmëri për të trajtuar dezinformimin, firmat e teknologjisë po manovrojnë në një rrugë të ngushtë dhe të ndërlikuar: të marrrin hapa për të ndaluar përhapjen e dezinformatave në lidhje me zgjedhjet apo të lejojnë njerëzit që të shprehin mendimet dhe pikëpamjet e tyre, pavarësisht nëse ato janë të vërteta apo gënjeshtra.

A janë ata të gatshëm?

Spandan Singh thotë se kompanitë e internetit i qasen monitorimit të përmbajtjes tani me më shumë nuancë, që tejkalon thjesht marrjen e një vendimi për të hequr përmbajtjet e dëmshme ose mashtruese.

Ata po etiketojnë disa përmbajtje që janë të debatueshme dhe, në disa raste, “duke i nënvlerësuar përmbajtjet përmes algoritmeve”, tha ajo.

Por është e pamundur të dihet se sa të përgatitur janë firmat e internetit për ditën e zgjedhjeve, thotë ajo.

“Për shkak se ato nuk ofrojnë shumë transparencë dhe përgjegjësi rreth përpjekjeve të tyre dhe çfarë ndikimi kanë këto përpjekje, është me të vërtetë e vështirë të kuptohet nëse ato (firmat) janë vërtet të gatshme”, tha ajo.

Masa emergjente

Twitter ka filluar t’i etiketojë disa postime që përmbajnë fakte të dyshimta rreth çështjeve zgjedhore, për t’i nxitur përdoruesit që për çështjen në fjalë të gjejë informacion të besueshëm dhe ka thënë se kandidatët nuk do të lejohen të bëjnë postime në të cilat pretendojnë se kanë fituar zgjedhjet para shpalljes së rezultateve.

Facebook tha se mund të përdorë të ashtuquajturën “alternativë urgjente”.

Kompania nuk e ka shpjeguar me hollësi se çfarë nënkupton kjo. Por Wall Street Journal raportoi se kompania mund të kthehet në masa të marra në Sri Lankë dhe Mianmar, si çaktivizimi i mesazheve në lidhje me informacione të rreme rreth rezultateve të zgjedhjeve ose ndalimin e postimeve virale që përhapin mesazhe dhune ose lajme të rreme.

“Ky cikël zgjedhor është me të vërtetë një terren i mirë prove për një numër politikash dhe praktikash të reja”, tha zonja Singh. “Nëse ato janë efektive, unë mendoj se ato do të fillojnë të zbatohen në nivel global.”

Një problem me keqinformimin në internet është se ai mund të përhapet gjerësisht, para se mediat sociale, të cilat janë gjithashtu të ndjeshme ndaj pretendimeve se po censurojnë disa pikëpamje, të vendosin të veprojnë, thotë Shannon McGregor, profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill.

“Unë shqetësohem nëse ato do të jenë në gjendje të veprojnë me shpejtësinë e duhur në varësi të asaj që po ndodh në periudhën tonë paszgjedhore”, tha ajo.

Ndërsa votuesit amerikanë vendosin mbi drejtimin e ardhshëm të vendit, zgjedhjet e së martës janë një tjetër test për të parë nëse mediat sociale po e ndihmojnë apo po e dëmtojnë procesin demokratik./VOA

Next Post
Zgjedhjet në SHBA: Ja si zgjidhen delegatët, konventat dhe rinumërimet

Zgjedhjet në SHBA: Ja si zgjidhen delegatët, konventat dhe rinumërimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

November 13, 2026
FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

November 13, 2026
Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

November 13, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi ditor i Brankos, premte 13 nëntor 2026

November 13, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

November 13, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

November 13, 2026
“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

November 13, 2026
Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

November 13, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Tirana, kryeqyteti më i shtrenjtë i rajonit për ushqimet! Me 100 euro në Prishtinë blen 46% më shumë

November 13, 2026
Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In