• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç mesazh ndërkombëtarëve: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

by Java News
25/11/2023 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, ku është ndalur edhe tek tensionet me Kosovën dhe njohjen e saj.

Në fjalimet elektorale, sipas mediave të huaja, ai deklaron se qeveria e partisë së tij dhe ai si president nuk kanë firmosur asnjë akt që e njeh Kosovën.

Kundërshtarët politikë të Partisë Progresiste Serbe që drejtohet nga Vuçiç, e akuzojnë këtë të fundit, se me politikat që ka ndjekur ka çuar drejt njohjes së Kosovës.

Por Vuçiç deklaron se prej 11 vitesh që është në pushtet, si kryeministër dhe më pas si president nuk ka lëshuar asgjë nga sovraniteti i Serbisë.

Në fjalën e tij, Vuçiç ka dhënë edhe një mesazh ndërkombëtarëve, ku deklaroi se: “Pas 11 vitesh na kërkohet sërish të njohim Kosovën. Unë u them se nuk do t’a njohim kurrë atë dhe do të ndjekim një politikë të kujdesshme”.

Kundërshtarët politikë të Partisë Progresiste Serbe që drejtohet nga Vuçiç, e akuzojnë këtë të fundit, se me politikat që ka ndjekur ka çuar drejt njohjes së Kosovës, shkruan euronews.rs.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë ndaluar procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Partia serbe që qeverisë vendin ka ashpërsuar tonet ndaj ndërkombëtareve për çështjen e Kosovës, për të mos lejuar votën kundër të elektoratit nacionalist./m.j

Next Post
“E kam Bravën në xhep thotë”/ Berisha në Lezhë: Kurrë nuk kemi pasur përballë një armik më të egër se Edi Rama

“E kam Bravën në xhep thotë”/ Berisha në Lezhë: Kurrë nuk kemi pasur përballë një armik më të egër se Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com