• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në PDIU, Idrizi: Moment i rëndësishëm demokracie

by A R
21/05/2016 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) në mbarë vendin po votojnë për kryetarin e partisë, drejtuesit e strukturave dhe delegatët e Kongresit që pritet të mbahet më 4 qershor.

Votimi nisi në orën 8:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Dy kandidatët Shpëtim Idrizi dhe Halil Hyseni kanë votuar në selinë qëndrore të PDIU-së, të shoqëruar nga deputetët Mesila Doda, Aqif Rakipi e Tahir Muhedini.

Menjëherë pas votimit, Shpëtim Idrizi u shpreh se PDIU ka ambicje të mëdha për të dyfishuar mandatet. Ai theksoi se ky proçes tregon demokracinë e brendshme që ndihmon në arritjet e PDIU-së.

Duke komentuar procesin, kryetari Shpëtim Idrizi e ka cilësuar atë si një moment tepër të rëndësishëm.

“PDIU është në një moment të rëndësishëm të organizimit të saj të brendshëm dhe demokracisë së brendshme, do ta quaja. Ky është një moment i rëndësishëm sepse ne po krijojmë demokracinë e brendshme për herë të parë dhe në saj të ndarjes së re territoriale do krijojmë të gjithë infrastrukturën e re, sepse PDIU, me numrin e ri të anëtarësisë është një parti që ka ambicje të mëdha në garën e ardhshme elektorale, për t’i dyfishuar mandatet e saj”, ka deklaruar Idrizi.idri2
Ndërsa kandidati tjetër për kryetar të PDIU-së, Halil Hyseni u shpreh se “Fakti që unë jam sot në garë, është shprehje e zgjerimit të PDIU-së dhe mundësive që PDIU ofron, jo vetëm për themeluesit e saj, por edhe për të ardhurit, siç jam edhe unë”.
Dera e PDIU-së është e hapur për cilindo, jo vetëm për t’u promovuar por edhe për të punuar në të gjitha nivelet e saj”, u shpreh Halil Hyseni.

Deputetja Mesila Doda tha se ky proces ka qenë një fytyrë tjetër e realitetit të politikës shqiptare.

IMG_9453“Besoj së është një shembull demokracie e brendshme në një parti, se si duhet të funksjonojë. Procesi është mjaft i rregullt dhe është hapur në të gjitha degët e PDIU-së, në të gjithë Shqipërinë. Një pjesmarrje masive, e cila tregon mbështetjen që po na japin anëtarët e rinj, por edhe anëtarët e vjetër, të cilët na kanë shoqëruuar përgjatë gjithë kohës. Besoj se është një shembull për t’u marrë, por edhe një fytyrë tjetër e relitetit të politikës shqiptare, e asaj që ka të bëjë me garën, me konkurrencën, jo me armiqësinë, jo me intrigën, jo me urrejtjen midis nesh. Besoj se surpriza e radhës në zgjedhjet e ardhshme do të jetë PDIU”-tha ajo.

Procesi i votimit ka nisur pa vonesa dhe do të ndiqet nga komisionet e ngritura, të cilat kanë 3 anëtarë. Menjëherë pas mbylljes së proçesit të votimit do të nisë numërimi i votave për të shpallur më pas, kryetarin e ri të PDIU-së dhe drejtuesit e rinj në çdo bashki. (atsh / r.a)

Next Post

Gugu në shtrat me një mashkull, ja çmenduria që ka bërë ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In