Edhe në Mat u zhvilluan zgjedhjet për kreun e PD-së. Në garë, morën pjesë Alfred Ahmetcenaj, ish-kryetari i degës lokale dhe Arjan Lika, drejtori i SHA Ujësjellës-Kanalizime Mat. Pas numërimit të votave, Lika rezultoi fitues me 171 vota, Ahmetcenaj mori 55, ndërsa 10 vota rezultuan te pavlefshme. Dega lokale njoftoi se nuk kishte pasur incidente gjatë zgjedhjeve. /ma.me