• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në PD, Gjana: Pjesëmarrja në votime 54%, rezultati zyrtar të hënën në mesditë

by A R
13/06/2021 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesëmarrja në votime për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike ka qenë 54.5%-54.7%, sipas të dhënave jo zyrtare të bëra publike nga kryetari i komisionit zgjedhor të kësaj partie, Jemin Gjana.

Në një deklaratë për mediat rreth orës 21:30, Gjana tha se nga të dhënat paraprake fitues është Lulzim Basha me 81% të votave. Pas tij renditet Agron Shehaj, i cili ka marrë mbi 6000 vota.

Ndërsa rezultati zyrtar për fituesin e zgjedhjeve të PD do të shpallet të hënën rreth mesditës.

“Ju komunikova qëpar një shifër pjesëmarrje të përafërt me 40.300. Në fakt është afërsisht 41.100 pjesëmarrja në total, sipas të dhënave operative.

54.5-54.7% është pjesëmarrja afërsisht. Vota të vlefshme janë 40.674, nga të cilat gjithmonë bëjmë fjalë për të dhëna operative paraprake asnjë nga këto shifra në numra të saktë nuk është zyrtarja, Kadilli ka 763 vota, Edit Harxhi ka 991 vota, Agron Shehaj ka 6038 vota dhe Lulzim Basha 32.882 vota, diku tek rreth 81% të votave të vlefshme. Komunikimi me publikun, me mediat, me anëtarësinë për sonte mbyllet këtu.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me komisionin këtu, presim shumicat dërrmuese janë nisur dhe materialet zgjedhore të cilat janë të mbyllura në kuti. Do t’i dorëzojnë sonte dhe do t’i marrim në dorëzim. Por degët që janë larg, periferike, bie fjala Tropoja, Këlcyra, Përmeti, Kolonja, Skrapari etj., kanë marrë porosi që të nisen në mëngjes pasi të ketë mbaruar ora policore 06:00 e mëngjesit dhe ne do i presim këtu brenda orës 09:00.

Pasi t’i kemi grumbulluar gjithë kutitë, komisioni do fillojë hapjen e kutive, do nxjerrë proces-verbalet një nga një, do t’i regjistrojë në sistem, do bëjë përmbledhësen e 76 qendrave të votimit dhe do shpallë nesër diku afër mesditës rezultatin zyrtar përfundimtar të kandidatit fitues për zgjedhjet e 13 Qershorit në Partinë Demokratike”, deklaroi Jemin Gjana.

/a.r

Next Post
Euro 2020, Holanda fiton me Ukrainën

Euro 2020, Holanda fiton me Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In