• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në PD 1991-2026: Një histori votimesh/zgjedhjesh dhe sfida reale e partive

by A R
22/05/2026 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike (PD) po zhvillon votim procedurial për kryetar. Ajo ishte partia e parë politike që u ndërtua mbi bazat e demokracisë konkurruese, lirisë së mendimit dhe rivalitetit real midis kandidatëve pretendues për drejtim. Më shumë se tri dekada më pas kemi të bëjmë me një parti të një modeli tjetër, “parti – lider”, ku individi drejtues merr më shumë rëndësi sesa parimet e mësipërme të krijimit të saj. Ky është fenomen në të gjitha partitë politike në Shqipëri, përfshirë në PS, megjithatë te PD tërheq vëmendjen për tri arsye, – e para sepse është partia e parë politike jo komuniste e pluralizmit, e dyta sepse është opozitë dhe shihet si alternativë e mundshme ndaj qeverisë dhe e treta sepse  kemi të bëjmë me të njëjtin drejtues që votohet më 1991 dhe 2026.

Siç rezulton nga tabela e hartuar nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP) nga 1991 në PD janë aplikuar ndër vite disa forma zgjedhore: fillimisht me zgjedhje konkurruese (votim të fshehtë e garë të fortë), më pas me zgjedhje fiktive (votim të fshehtë por kandidatë gjysmë të emëruar), zgjedhje të përkohshme (me drejtim kolegjial apo të përkohshëm deri në garën për kryetar); zgjedhje formale (pa kandidatë rivalë ose me kandidatë formalë), si dhe zgjedhje me konkurrencë, votim në anëtarësi, por me fitues të paracaktuar dhe mjedis të pabarabartë. Kriza e brendshme e vitit 2021 dhe ndarja në dy parti/grupime, të cilat aplikuan pothuajse të njëjtat modele fiktive zgjedhore tregon se në konceptin e zgjedhjes dhe konkurrencës nuk kishte dallim midis tyre, – retorika se njëra ishte më demokratike se tjetra apo se midis dy palëve kishim të bënim me vizione të ndryshme demokracie ishte retorikë konsumi, jo përmbajtësore.

Cila është trashëgimia e votimit për kryetar në PD? në politikë ka votime ose ka zgjedhje, – në të parat votohet, në të dytat zgjidhet; në të parat asgjë nuk ndryshon, në të dytat shumë gjëra mund të ndryshojnë, edhe nëse produkti nominal final është i njëjtë me votimin.  Duket se në PD dhe partitë e tjera, përfshirë PS, dominon votimi, jo zgjedhja. Përse partitë bëjnë votime kur ato janë formale? Sepse i detyron ligji i partive politike, i detyron Kushtetuta (neni 9), i detyron Statuti i partive dhe i detyron parimi se një parti, nëse nuk krijon procedurë votimi devijon nga ligjshmëria. Megjithatë ka parti, si PS, ku lejohet votimi për strukturat poshtë, por prej 2009 nuk lejohet votimi për kryetar, as ai formal, duke e justifikuar mungesën e procesit zgjedhor (edhe formal) me qenien mazhorancë në zgjedhjet parlamentare.

Kjo formë votimi “për procedurë” në partitë shqiptare është në thelb devijim nga standardi dhe parimi kushtetues e ligjor. Thelbi i funksionimit demokratik (Kushtetuta) dhe zgjedhjeve periodike (ligji) lidhet me rolin klasik të partive në jetësimin e demokracisë konkurruese dhe me vlerësimin se nëse partitë nuk janë demokratike e llogaridhënëse nga brenda, ato nuk mund të jenë demokratike dhe llogaridhënëse në ushtrimin e pushtetit, jashtë tyre, për shtetin, shoqërinë dhe qytetarët. Votimet e minojnë konceptin e demokracisë konkurruese dhe prodhojnë parti-lider, të shkëputura nga realiteti dhe nevoja për reforma, kurse zgjedhjet e rregullta dhe reale u shërbejnë partive të reformohen, të përmirësohen, të gjallërohen, të debatojnë, të konkurrojnë, të krijojnë besim brenda vetes për të synuar më pas krijimin e besimit tek votuesit potencialë jashtë tyre. Ato janë standardi minimal në një demokraci, sado e brishtë qoftë ajo, si në rastin e Shqipërisë.

Konteksti aktual merr vlerë edhe për shkak se parlamenti po vijon debatin për ligjin mbi financimin politik dhe pritet të vijojë me ligjin e ri mbi partitë politike. Si një vend kandidat për anëtarësim në BE vendosja e partive politike në shtrat ligjor dhe kushtetues është një kusht thelbësor për të shpresuar për cilësi reformash dhe politikë më të pastër e me integritet. Ato paguhen me taksat qytetare, ndikojnë në vendimmarrjen politike të vendit, kanë mbipushtet në të gjithë aktivitetin shtetëror dhe publik, si dhe janë entitete me përgjegjësi ligjore, morale, politike dhe qytetare.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar procesin dhe ka adresuar në komisionin e posaçëm një draft ndryshimesh thelbësore në legjislacionin mbi partitë politike.

Në këtë kuadër sensibilitetin institucional dhe publik merr rëndësi sepse një frymë presioni pozitiv për të kaluar nga votimet/zgjedhjet formale në zgjedhje me integritet, ide, konkurrencë, llogaridhënie, transparencë dhe standard, – zgjidhje që do të ishte në dobi të vetë partive politike, por sidomos të efektivitetit të sistemit partiak dhe politik dhe në rritjen e besimit të qytetarëve te politika përfaqësuese.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Next Post
NATO përgatitet për epokën e re, Europa merr më shumë përgjegjësi në mbrojtje

NATO përgatitet për epokën e re, Europa merr më shumë përgjegjësi në mbrojtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In