• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Maqedoni: Vota shqiptare ngatërron skenën politike me 11 vende të humbura, rezultatet

by Java News
12/12/2016 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votimet në Maqedoni nuk e kanë ndryshuar drejtimin e vendit që i mbetet sërish Nikola Gruevskit dhe partisë së tij, e cila mori 51 deputetë, dy më shumë se LSDM-ja e Zoran Zaevit. Sakaq, edhe në kampin shqiptar e para ka dalë BDI e Ali Ahmetit me 8 mandate. Por kalkulimet e bëjnë të vështirë formimin e një qeverie mes tyre.

Por ndryshimi i madh është BESA që ka arritur të marrë 5 mandate, e konfirmuar kështu si forca e dytë shqiptare, e dhe pse ka vetëm 2 vjet në skenën politike. Shqiptarët kanë fituar gjithsej 20 mandate, dhe në zëra të përgjithshëm kjo është humbje për ta, pasi ky tregues përbërn zvogëlim të pranisë së tyre në parlamentin maqedonas.

Partitë shqiptare në Maqedoni, do të kenë gjithsej 18 deputetë, mëson Gazeta Express. Ky është numër jashtëzakonisht i vogël dhe i bie që partitë shqiptare do të kenë 11 ulëse më pak në Kuvendin e ardhshëm të Maqedonisë.

BDI e Ahli Ahmetit ka fituar 8 ulëse. Lëvizja Besa ka arritur të marrë 5 vende në Kuvendin e Maqedonisë. Kjo ka bërë që në rrjete sociale të shpërthejnë dhe akuzat për tradhëti, pas një votë e madhe shqiptare i është dhënë opozitës maqedonase.

Ndërsa si ilustrim i kësaj “tradhëtie” mbetet Haraçina e cila ka votuar LSDM-në, ama të përfaqsuar nga deputet shqiptar, siç është Muhamed Zekiri. Por po ashtu, partisë së Zaevit i është dhënë vota dhe në Tanushë, fshatin simbol të rezistencës së armatosur në 2000-2001, prej së cilës lindi më pas UÇK-ja.

Ndërkohë, e veçantë tjetër e këtyre zgjedhjeve ishte kalimi i PDSH-së Menduh Thaçit, partisë historikë të themeluar e drejtuar shumë vite nga Arbër Xhaferi, si parti e katërt në radhët e atyre shqiptare. Ajo ka marrë 2 deputetë, ndërsa Aleanca Për Shqiptarët u rendit e treta me 3 deputetë.

Tashmë mbetet të shihet se si do shkojnë negociatat për formimin e qeverisë së re, pasi fituesit nuk i kanë votat e duhura. Dhe me gjasë, vendi do shkojë sërish në zgjedhje vitin e ardhshëm. (b.an)

Next Post
Ali Ahmeti: Fituam, por nuk më gëzon, shqiptarët humbën mandate

Ali Ahmeti: Fituam, por nuk më gëzon, shqiptarët humbën mandate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com