• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Kukës/ Zaloshnja: Berisha e Meta të ndryshojnë emrin e koalicionit në ‘Bashkë Humbasim’

by Java News
27/09/2023 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votuesit opozitar nuk mobilizohen që të mbështesin dyshen Berisha-Meta. Kështu deklaroi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, analisti Eduard Zaloshnja, i cili duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë Kukës, ku ‘Bashkë Fitojmë’ humbi në mënyrë drastike, tha se ky rezultat tregoi se Berisha e Meta pakësojnë vota.

Sipas Zaloshnjës janë 2000 vota më pak se para 4 muajsh për kandidatin opozitar i cili ishte i vetëm dhe nuk kishte kandidat tjetër opozitar. Zaloshnja nënvizoi se ky koalicion tashmë duhet të ndërrojë emrin nga ‘Bashkë Fitojmë’ në ‘Bashkë Humbasim’.

‘Bashkimi i Berishës dhe Metës nuk shton vota por siç duket pakëson vota. Kushdo mund të priste që pas skandalit që ndodhi në Kukës votat e BF duhet të shtoheshin dhe të kandidatit të PS-së të pakësoheshin, pro ndodhi e kundërta. Ishte një goditje dyshe edhe poshtë edhe lart. Edhe kandidati i BF-së zbriti edhe kandidati i PS-së u rrit në numër votash. Kukësi është një nga ato pak bashki ku PS në 32 vjet nuk i ishte afruar 50% jo që ta kalonte atë. Kishte një shans të mirë. Ishte një kandidat opozitar dhe presupozohet që të merrte më shumë veta se kandidati para 4 muajsh i cili kishte dhe një konkurrent tjetër opozitar. Kjo shpjegohet me fakti se njerëzit nuk e përkrahën Bashkë Fitojmë dhe nuk u paraqitën. Janë 2000 vota më pak se para 4 muajsh për kandidatin opozitar i cili ishte i vetëm dhe nuk kishte kandidat tjetër opozitar.

Kukësi i vuri vulën që votuesit opozitar nuk mobilizohen prej kësaj dyshja Berisha-Meta pasi mbas çdo votimi që kryhet, kandidatët e tyre marrin dhe më pak vota. Edhe në Rrogozhinë diferenca u thelluar. Në Shkodër nga 6 marsi diferenca u thellua. Në Shkodër kandidati i BF mori 15 mijë vota më pak sesa kishte marrë PD dhe LSI në zgjedhjet  6 marsit. Duket qartë se ka një problem elektorati opozitar për të ndjekur këta dy lidera. Është një firo e jashtëzakonshme. Udhëheqësit e këtij koalicioni duhet tja ndryshojnë emrin nga Bashkë Fitojmë në Bashkë Humbasim. Kukësit përfundimisht i vuri vulën brenda 4 muajsh të thellohet diferenca.’- tha Zaloshnja.

PS fitoi Kukësin me kandidatin, Albert Halilaj me një diferencë të madhe, 5594 vota, kundrejt kandidatit Emri Vata i cili garoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”  të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Konkretisht Albert Halilaj mori 13025 vota  ose 63.67% kundrejt Emri Vatës që mori  7431 vota, 36.33%./f.s

Next Post
28-vjeçarja pi helium dhe përfundon në spital, shpallet në kërkim pronari i dyqanit

28-vjeçarja pi helium dhe përfundon në spital, shpallet në kërkim pronari i dyqanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Kur erdhëm në pushtet nuk kishte flamingo! Askush s’mund të më japë leksione për mjedisin

Rama: Kur erdhëm në pushtet nuk kishte flamingo! Askush s’mund të më japë leksione për mjedisin

June 9, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

‘Flamengo’ vishet me Prada!

June 9, 2026
“Jam njeriu i Sorosit apo i Kushner?”, Rama ironizon akuzat ndaj tij

“Jam njeriu i Sorosit apo i Kushner?”, Rama ironizon akuzat ndaj tij

June 9, 2026
“Shqipëria vendos vetë, nuk është sfond për betejat politike të huaja”, Rama i përgjigjet senatorit amerikan

“Shqipëria vendos vetë, nuk është sfond për betejat politike të huaja”, Rama i përgjigjet senatorit amerikan

June 9, 2026
“Ishujt po u shiten oligarkëve”, Rama sfidon protestuesit: Ku janë provat?

“Ishujt po u shiten oligarkëve”, Rama sfidon protestuesit: Ku janë provat?

June 9, 2026
Berisha kërkon të identifikohet me protestat: Lëvizja është e pandalshme!

Berisha kërkon të identifikohet me protestat: Lëvizja është e pandalshme!

June 9, 2026
“Shqipëria hap së shpejti ambasadën e saj në Dublin”, ministri Hoxha pritet nga homologia e Irlandës

“Shqipëria hap së shpejti ambasadën e saj në Dublin”, ministri Hoxha pritet nga homologia e Irlandës

June 9, 2026
Detaje të reja nga pengmarrja e Eglant Koçit/ Kamarieri ndihmoi “shefin” të rrëmbenin 34-vjeçarin (Foto e fundit ku u pa)

Detaje të reja nga pengmarrja e Eglant Koçit/ Kamarieri ndihmoi “shefin” të rrëmbenin 34-vjeçarin (Foto e fundit ku u pa)

June 9, 2026
Dëshmia e Rulit “zhyt” Berishën/ Frrok Çupi: Saliu përdori vendimet në favor të familjes dhe korrupsionit

Dëshmia e Rulit “zhyt” Berishën/ Frrok Çupi: Saliu përdori vendimet në favor të familjes dhe korrupsionit

June 9, 2026
“Sterilizimi”/ Beqaj vijon kërkesat paraprake në gjykatë, kërkon përjashtimin e provave dixhitale dhe pushimin e çështjes

“Sterilizimi”/ Beqaj vijon kërkesat paraprake në gjykatë, kërkon përjashtimin e provave dixhitale dhe pushimin e çështjes

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In